Prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë për dhunën ndaj KFOR-it, policisë dhe gazetarëve në Zveçan
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet A.S., i cili dyshohet se ishte i përfshirë në sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës gjatë trazirave të 29 majit 2023 në Zveçan.
I pandehuri akuzohet për veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.
Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më 29 maj 2023, nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orët e mbrëmjes, në perimetrin ku ndodhet objekti i Komunës së Zveçanit.
Prokuroria pretendon se A.S., në koordinim me persona të tjerë të dyshuar, të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, ka marrë pjesë në grupin që kreu veprat penale.
Ai dyshohet se, në bashkëkryerje me të tjerët, përmes përdorimit të dhunës ka sulmuar ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, duke përdorur mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara dhe armë zjarri.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës takon drejtorin e lartë të IRI-së, temë edhe bashkëpunimi parlamentar
Ndërpritet seanca fillestare ndaj Adnon Jasharit, i akuzuar për vrasjen e Diana Kastratit 15 vite më parë
Tre emra, një post! Rama, Bajrami dhe Gashi synojnë kreun e LDK-së
- 16:08 Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Cilësia e reformës zgjedhore po aq e rëndësishme sa koha e realizimit të saj
- 15:56 Evropa dhe SHBA dakordohen të rishikojnë marrëveshjet e sigurisë për t’u mos përshkallëzuar konfliktet
- 15:39 Fredi Beleri: Shqipëria u dënua për çështjen time, GJEDNJ më dha të drejtë për paraburgimin e paligjshëm
- 15:31 Eisenkot: Synoj formimin e qeverisë së re në Izrael, sa më shpejt të jetë e mundur
- 15:19 Kryetarja e Kuvendit të Kosovës takon drejtorin e lartë të IRI-së, temë edhe bashkëpunimi parlamentar
- 15:10 Asambleja e PS më 14 nëntor, Veliaj kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të PS dhe SPAK-ut për të marrë pjesë