Aksident me pasojë vdekjen në aksin Kakavijë-Gjirokastër

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.11.2026, 16:49

Një aksident i rëndë rrugor në aksin Kakavijë-Gjirokastër i ka marrë jetën një 64-vjeçari, i cili ndërroi jetë ditën e sotme në spital, një ditë pasi u përplas me një automjet.

Aksidenti ndodhi dje, rreth orës 08:10, ku një makinë e drejtuar nga një 35-vjeçar, me inicialet E. R., banues në Nepravishtë të Libohovës, u përplas me një motomjet që drejtohej nga 64-vjeçari T. A., banues në Dervician.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Pavarësisht trajtimit, ai nuk arriti t'u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë ditën e sotme.

Policia bën me dije se ndaj drejtuesit 35-vjeçar po kryhen veprimet procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit