Përfundojnë punimet e fazës së parë në Kullën e Haxhi Zekës në Leshan të Pejës
Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se kanë përfunduar punimet e fazës së parë në Kullën e Haxhi Zekës, në fshatin Leshan të Pejës.
Përmes një postimi në Facebook, ministria ka bërë të ditur se së shpejti do të nisin edhe punimet përfundimtare, me qëllim funksionalizimin e plotë të këtij monumenti të trashëgimisë kulturore.
Kulla e Haxhi Zekës daton nga shekulli XIX dhe paraqet një shembull të rëndësishëm të arkitekturës tradicionale.
“Përmes këtyre ndërhyrjeve, po kujdesemi që trashëgimia jonë kulturore të ruhet dhe t’u përcillet brezave të ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 minuta më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate




























