• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Varfëri e korrupsion”/ TV publik zviceran: Të rinjtë shqiptarë protesta kundër Ramës

by Lajm Lajm
November 10, 2026
in Aktualitet, Kryesore
“Varfëri e korrupsion”/ TV publik zviceran: Të rinjtë shqiptarë protesta kundër Ramës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Radio Televizioni Publik Zviceran (SRF) i ka kushtuar një reportazh protestave në Shqipëri dhe pakënaqësisë së të rinjve ndaj qeverisë së Edi Ramës. Kostoja e lartë e jetesës, pagat e ulëta, korrupsioni dhe mungesa e perspektivës janë në qendër të rrëfimeve të dy të rinjve shqiptarë, të cilët kërkojnë ndryshim politik dhe largimin e kryeministrit.

Janis Fahrländer/ SRF

“Është një e ardhme e dënuar, një e tashme e dënuar dhe thjesht nuk e di se ku të shkosh apo çfarë të bësh.”

Kjo është dëshmia e Jasmina Senglas, një 24-vjeçareje shqiptare që punon në një organizatë joqeveritare, për radion publike zvicerane SRF, në një reportazh që pasqyron pakënaqësinë e brezit të ri me kushtet ekonomike, korrupsionin dhe mungesën e mundësive në Shqipëri.

Nën titullin “Të rinjtë shqiptarë në kufijtë e durimit: Varfëria, korrupsioni dhe zemërimi ndaj Ramës”, media zvicerane përshkruan një vend ku protestat, të nisura nga kundërshtimi i një projekti luksoz në një zonë të mbrojtur natyrore, janë shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë.

Sipas reportazhit të gazetarit Janis Fahrländer, protestat e njohura si “Revolucioni i Flamingove” kanë marrë një dimension të ri me përfshirjen e studentëve, të cilët kundërshtojnë koston e lartë të jetesës dhe mungesën e perspektivës profesionale.

Në qendër të reportazhit janë dëshmitë e dy të rinjve, Yuri Taullau, 22 vjeç, student i vitit të pestë të Mjekësisë, dhe Jasmina Sengla, 24 vjeçe.

Për Jasminën, vështirësitë ekonomike janë një nga arsyet kryesore pse të rinjtë shqiptarë e shohin gjithnjë e më të vështirë ndërtimin e një të ardhmeje në vendin e tyre.

Ajo sjell si shembull hendekun mes të ardhurave dhe kostos së strehimit në kryeqytet.

“Paga minimale është rreth 500 euro, ndërsa qiraja aktualisht është rritur dhe nis nga të paktën 400 euro”, shprehet 24-vjeçarja.

Sipas reportazhit, shumë studentë detyrohen të punojnë me kohë të plotë krahas studimeve, por edhe kështu e kanë të vështirë të përballojnë shpenzimet. Situata rëndohet edhe nga pamundësia e shumë familjeve për t’i mbështetur financiarisht fëmijët e tyre.

Yuri Taullau e përshkruan përditshmërinë në Shqipëri si një sfidë që nis që në momentin kur zgjohesh.

“Jeta e përditshme në Shqipëri duket si një sfidë e vazhdueshme që nga momenti kur zgjohesh”, thotë studenti i Mjekësisë.

Ai shpjegon se shqetësimi kryesor i një studenti të zakonshëm lidhet me paratë dhe gjendjen ekonomike.

Por vështirësitë nuk përfundojnë me diplomimin. Sipas të rinjve të intervistuar, gjetja e një pune që përputhet me kualifikimin mbetet një tjetër pengesë.

“Ne kemi një kërkesë shumë të ulët për fuqi punëtore me kualifikim të lartë”, shprehet Jasmina.

SRF vëren se, megjithëse Shqipëria ka regjistruar rritje ekonomike vitet e fundit, e nxitur edhe nga turizmi, një pjesë e madhe e vendeve të punës të krijuara në këtë sektor janë sezonale dhe me paga të ulëta.

Vendet e punës i marrin ata që kanë lidhje politike ose para

Përtej vështirësive ekonomike, një tjetër problem që ngre reportazhi është korrupsioni dhe ndikimi i lidhjeve politike në tregun e punës.

Yuri Taullau pretendon se punësimi në disa pozicione nuk përcaktohet nga aftësitë profesionale, por nga lidhjet politike ose mundësitë financiare.

“Korrupsioni ka bërë që këto pozicione të plotësohen vetëm nga njerëz që kanë lidhje politike ose që kanë para për t’i blerë vendet e punës”, deklaron 22-vjeçari.

Ai e krahason brezin e tij me prindërit dhe gjyshërit që jetuan gjatë diktaturës komuniste, duke theksuar se të rinjtë e sotëm kanë mundësi të shohin se si jetohet dhe punohet në vendet e tjera evropiane.

“Ne shohim sa shumë mundësi ekzistojnë dhe i krahasojmë ato me mundësitë e pakta që na ka dhënë vendi ynë”, shprehet ai.

Sipas reportazhit, mungesa e perspektivës ka nxitur emigrimin, ndërsa SRF përmend shifrën prej rreth gjysmë milioni shqiptarësh të larguar nga vendi gjatë 14 viteve të fundit.

Për Jasminën, situata është aq e vështirë sa pasiguria nuk lidhet më vetëm me të ardhmen, por edhe me të tashmen.

“Është një e ardhme e dënuar, një e tashme e dënuar dhe thjesht nuk e di se ku të shkosh apo çfarë të bësh”, deklaron ajo.

Nga protestat e Flamingove te kërkesa për largimin e Ramës

Reportazhi i SRF-së ndalet edhe te protestat që, sipas medias zvicerane, zhvillohen prej muajsh në Shqipëri.

Lëvizja nisi me kundërshtimin e një projekti luksoz në një zonë të mbrojtur natyrore, ndërsa më pas u zgjerua me kërkesa politike dhe sociale.

Sipas reportazhit, përfshirja e studentëve gjatë javëve të fundit i ka dhënë një shtysë të re protestave.

“Përgjithësisht, unë e shoh këtë si një fazë të re të Revolucionit të Flamingove, jo si diçka krejtësisht të ndarë prej tij”, shprehet Jasmina.

Media zvicerane raporton se protestat janë shoqëruar edhe me episode dhune, përfshirë përplasje mes demonstruesve dhe policisë, si dhe dëmtime të ndërtesave qeveritare.

Jasmina ia atribuon përgjegjësinë për përshkallëzimin e situatës qeverisë, duke pretenduar se ajo nuk u është përgjigjur kërkesave të protestuesve.

“Ky shpërthim dhune lidhet ngushtë edhe me faktin se qeveria jonë ka dështuar t’u përgjigjet kërkesave të Revolucionit të Flamingove”, deklaron ajo.

Edhe Yuri kritikon mënyrën se si autoritetet kanë reaguar ndaj demonstratave, duke pretenduar se ka pasur raste të dhunës së rëndë policore, të cilat, sipas tij, kanë shtuar tensionet.

Megjithatë, ai këmbëngul se zgjidhja duhet të vijë përmes mjeteve demokratike.

“Zgjidhja duhet të jetë paqësore dhe kushtetuese”, thekson studenti.

Në pjesën përmbyllëse, reportazhi ndalet te kërkesat politike të protestuesve, të cilat, sipas të rinjve të intervistuar, shkojnë përtej përmirësimit të kushteve ekonomike.

Yuri Taullau deklaron se kërkesa kryesore është largimi i kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

“Ajo që kërkojmë është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, së bashku me partinë e tij”, shprehet ai.

Sipas reportazhit, protestuesit kërkojnë që pas dorëheqjes së qeverisë të krijohet një qeveri kalimtare teknokrate, e cila të ndërmarrë reforma për të garantuar më shumë pluralizëm politik.

Media zvicerane vëren se politika shqiptare është dominuar prej dekadash nga dy partitë kryesore, ndërsa sistemi zgjedhor, sipas kritikëve të cituar në reportazh, krijon pengesa për partitë më të vogla opozitare.

Për Yuri Taullaun dhe Jasmina Senglan, ndryshimi i situatës kërkon jo vetëm përmirësimin e kushteve të jetesës, por edhe reforma politike.

Të dy shprehen se protestat do të vijojnë për sa kohë kërkesat e tyre nuk marrin përgjigje.

Reportazhi i medias publike zvicerane sjell kështu në vëmendje pakënaqësinë e shprehur nga një pjesë e të rinjve shqiptarë, të cilët e lidhin mungesën e perspektivës ekonomike me korrupsionin, emigrimin dhe nevojën për ndryshime në qeverisje.

Tags: Edi RamaProtestë
Previous Post

SPAK bëhet për psikolog!

Lajm Lajm

Lajm Lajm

TË FUNDIT

“Varfëri e korrupsion”/ TV publik zviceran: Të rinjtë shqiptarë protesta kundër Ramës

“Varfëri e korrupsion”/ TV publik zviceran: Të rinjtë shqiptarë protesta kundër Ramës

November 10, 2026
SPAK bëhet për psikolog!

SPAK bëhet për psikolog!

November 10, 2026
Dosja Veliaj/ SPAK kërkon 400 mijë lekë gjobë për Klotilda Bushkën

Dosja Veliaj/ SPAK kërkon 400 mijë lekë gjobë për Klotilda Bushkën

November 10, 2026
Pandemia COVID-19 bëri që adoleshentët të plakeshin biologjikisht më shpejt

Pandemia COVID-19 bëri që adoleshentët të plakeshin biologjikisht më shpejt

November 10, 2026
Prindërit çojnë mësuesit në gjykatë për notat e fëmijëve, alarm në shkollat amerikane

Prindërit çojnë mësuesit në gjykatë për notat e fëmijëve, alarm në shkollat amerikane

November 10, 2026
SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së: Kanë presion dhe ngarkesë pune

SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së: Kanë presion dhe ngarkesë pune

November 10, 2026
“Albanian Files”, libri që iu kthye Ramës në bumerang

“Albanian Files”, libri që iu kthye Ramës në bumerang

November 10, 2026
OSHEE i ndërpret energjinë dhe e largojnë nga banesa, Tasha e “TikTok” tenton vetëvrasjen

OSHEE i ndërpret energjinë dhe e largojnë nga banesa, Tasha e “TikTok” tenton vetëvrasjen

November 10, 2026
Dosja “Veliaj”, SPAK kërkon 400 mijë lekë gjobë për Klotilda Bushkën

Dosja “Veliaj”, SPAK kërkon 400 mijë lekë gjobë për Klotilda Bushkën

November 10, 2026
Demo “zihet ngushtë” për mungesën e mjeteve të zjarrfikësve: S’kam ardhur për emisionin e darkës

Demo “zihet ngushtë” për mungesën e mjeteve të zjarrfikësve: S’kam ardhur për emisionin e darkës

November 10, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

    Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut në 2005-ën/ SPAK kërkon nga 25 vite burg për Shullazin, Lulzim Berishën dhe 4 të tjerët

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL