A mund të shndërrohet debati për Gjykatën Speciale në çelësin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës?

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara mund të kthehen në një rast për të rikthyer besimin e partnerëve evropianë dhe për t’i dhënë energji procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, i cili ka mbetur i bllokuar për më shumë se dy vjet.

Njohës të çështjeve evropiane mendojnë se qasja e Kosovës ndaj këtyre ndryshimeve mund të dëshmojë përkushtimin e saj ndaj sundimit të ligjit dhe zbatimit të detyrimeve ndërkombëtare, të cilat kanë peshë të madhe për pranimin në Këshillin e Evropës.

Të lidhura

None found

Në vitin 2024, Kosova ishte shumë pranë anëtarësimit në këtë organizatë, por procesi u pengua nga kërkesat politike të disa shteteve anëtare, kryesisht ato që lidhen me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Edhe pse konsultimet për Ligjin e Dhomave të Specializuara dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës janë dy procese më vete, ekspertët i shohin si të lidhura në aspektin politik.

Ramadan Ilazi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) thekson se një pjesë e madhe e shteteve që marrin vendimin për pranimin e Kosovës janë të njëjtat që monitorojnë nga afër përmbushjen e detyrimeve të saj ndërkombëtare.

Megjithatë, arritja e një zgjidhjeje me BE-në për ndryshimet ligjore nuk do të sillte automatikisht zhbllokimin e anëtarësimit.

Vendimi përfundimtar mbetet në duart e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, ndërsa kërkesat e tyre politike, veçanërisht ato për Asociacionin, vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura.

Një provë për marrëdhëniet me Evropën

Më 5 nëntor, komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, bëri të ditur se Bashkimi Evropian po zhvillon bisedime me Qeverinë e Kosovës për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të njohura edhe si Gjykata Speciale.

Megjithatë, Qeveria nuk ka dhënë publikisht hollësi rreth këtyre bisedimeve dhe nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me ecurinë dhe përmbajtjen e tyre.

Kryeministri Albin Kurti, gjatë fjalës së tij më 10 nëntor në Forumin e Paqes në Paris, nuk përmendi ndryshimet ligjore, por theksoi se pakënaqësitë me aktgjykimin e Gjykatës Speciale duhet të adresohen përmes procesit të apelimit.

Ndryshimet në ligj, të propozuara nga Partia Demokratike e Kosovës, u miratuan në Kuvend më 6 tetor, pas protestave të shkaktuara nga aktgjykimi dënues i shkallës së parë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale në Hagë shpalli dënimet për krime lufte: ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli me 18 vjet dhe ish-deputeti Rexhep Selimi me 13 vjet.

Qëllimi i ndryshimeve ligjore, ndër të tjera, është kufizimi i juridiksionit të Gjykatës Speciale dhe ndryshimi i disa dispozitave që kanë të bëjnë me procedurat dhe dënimet.

Bashkimi Evropian i kundërshtoi këto ndryshime, duke paralajmëruar se ato bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës dhe mund të rrezikojnë pavarësinë e gjykatës.

Më 22 tetor, presidentja e Kosovës Justina Shiroka Pula e ktheu ligjin në Kuvend për rishqyrtim.

Sipas Rregullores së Kuvendit, komisioni përgjegjës ka katër javë kohë nga marrja e ligjit për të përgatitur raportin për seancën plenare.

BE-ja e mirëpriti vendimin e presidentes dhe kërkoi që të konsultohej për çdo ndryshim të mëtejshëm, në përputhje me shkëmbimin e letrave të vitit 2014 ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

Në raportin e datës 4 nëntor, Komisioni Evropian paralajmëroi gjithashtu se ndryshimet e propozuara ngrenë shqetësime serioze për detyrimet ndërkombëtare të Kosovës, pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, si dhe llogaridhënien për krimet e luftës.

Engjëllushe Morina, hulumtuese e lartë për politika në Këshillin Evropian për Marrëdhënie me Jashtë me qendër në Berlin, paralajmëron se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara mund të shndërrohen në një pengesë shtesë për Kosovën në rrugën drejt Këshillit të Evropës.

Ajo mendon se tani, kur Kosova ka institucione të qëndrueshme, duhet të forcojë bashkëpunimin me BE-në dhe angazhimin diplomatik për integrimin evropian.

“Kosova nuk ka më kohë për të humbur. Duke pasur parasysh kontekstin politik në Evropë, gjërat po lëvizin shumë shpejt dhe viti 2027, me zgjedhje nacionale në shumë vende anëtare, mund ta ndryshojë konstelacionin politik në BE. Kjo mund të na çojë në një situatë ku Kosova do të ketë edhe më pak përkrahje”, thotë Morina për Radion Evropa e Lirë.

Për Ilazin, konsultimet me BE-në mund të jenë një mundësi për të treguar se Kosova është e gatshme t’i trajtojë shqetësimet e partnerëve evropianë përmes dialogut dhe institucioneve.

“Nëse ndryshimet bëhen në mënyrë të njëanshme, rezervat ekzistuese vetëm sa do të forcohen. Nëse kalojnë përmes konsultimeve serioze, Kosova e forcon argumentin e saj” për anëtarësim në Këshillin e Evropës, thotë ai.

Ilazi vlerëson se shqetësimet për mënyrën si Dhomat e Specializuara e kanë administruar procesin gjyqësor janë legjitime, por ato duhet të adresohen përmes dialogut dhe mekanizmave institucionalë, jo përmes ndryshimeve të njëanshme ligjore.

Ky qëndrim u pasqyrua edhe në një deklaratë të përbashkët të publikuar më 1 nëntor, të cilën Ilazi e nënshkroi së bashku me 20 akademikë, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Kosova dhe jashtë saj.

Në deklaratë, nënshkruesit kërkuan që shqetësimet rreth proceseve gjyqësore në Hagë të trajtohen duke respektuar njëkohësisht të drejtat e të akuzuarve, drejtësinë për viktimat dhe detyrimet ndërkombëtare të Kosovës.

Ilazi thekson se drejtësia për viktimat nuk duhet të krijojë përshtypjen se po gjykohet vetë lufta çlirimtare, ndërsa viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet meritojnë të vërtetën dhe llogaridhënien.

“Këto parime duhet të respektohen së bashku dhe pa diskriminim. Ky është edhe mesazhi që Kosova duhet t’i dërgojë Këshillit të Evropës”, thotë ai.

Sipas tij, trajtimi i çështjeve të ndjeshme përmes institucioneve, ekspertizës dhe dialogut do të ishte një mesazh i rëndësishëm për Strasburgun dhe kryeqytetet evropiane.

Asociacioni, pengesa që mbetet

Përtej debatit për Gjykatën Speciale, një tjetër pengesë politike vazhdon ta mbajë pezull anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës: Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Më 16 prill 2024, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës rekomandoi pranimin e Kosovës me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime.

Por, vetëm një muaj më vonë, aplikimi i saj nuk u përfshi në rendin e ditës së takimit të Komitetit të Ministrave, organit që merr vendimin përfundimtar për anëtarësimin.

Disa shtete anëtare, përfshirë Gjermaninë dhe Francën, kërkuan që Kosova ta dërgonte për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e Asociacionit, të përgatitur nga BE-ja, si dëshmi të përkushtimit ndaj marrëveshjeve të arritura në dialogun me Serbinë.

Qeveria e Kosovës fillimisht e kundërshtoi këtë kërkesë. Më pas, ministrja e atëhershme e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, njoftoi se kishte dërguar një letër në Këshillin e Evropës, duke paralajmëruar se draft-statuti do të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit 2024.

Megjithatë, kjo nuk mjaftoi për ta zhbllokuar procesin.

Sipas Ilazit, kërkesa për Asociacionin nuk ishte kriter formal për anëtarësim, por kusht politik i disa shteteve anëtare.

Ai vlerëson se rekomandimi pozitiv i Asamblesë Parlamentare kishte treguar se Kosova i plotësonte standardet kryesore për pranim.

“Pra, sot problemi nuk është se Kosova është e papërgatitur. Problemi është mungesa e besimit politik. Ky besim mund të ndërtohet, por kërkon punë të vazhdueshme dhe të koordinuar”, thotë Ilazi.

Nuk ka konfirmim publik se shtetet që e vendosën Asociacionin si kusht politik kanë hequr dorë nga kjo kërkesë.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës për të pyetur nëse Asociacioni mbetet kusht për anëtarësim dhe çfarë hapash kërkohen për sigurimin e mbështetjes së shteteve anëtare. Nga Këshilli i Evropës ka kërkuar sqarime për kushtet e mbetura dhe mundësinë e shqyrtimit të aplikimit në takimin e ardhshëm ministror.

Asnjëri institucion nuk është përgjigjur deri në publikimin e artikullit.

Sipas Morinës, kushti i Asociacionit “është ende aty”, ndërsa mbetet të shihet se si do ta trajtojë Kosova këtë çështje në dialogun me Serbinë.

Edhe Ilazi thotë se për disa shtete evropiane, Asociacioni mbetet tregues i gatishmërisë së Kosovës për t’i përmbushur detyrimet e marra në dialog.

Ai mendon se dërgimi i draft-statutit në Gjykatën Kushtetuese nuk duhet të shihet si lëshim politik, por si një mekanizëm për të garantuar përputhshmërinë e çdo zgjidhjeje me rendin kushtetues të Kosovës.

“Është procedurë kushtetuese që e mbron vetë Kosovën, sepse Gjykata garanton se çdo zgjidhje do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe me karakterin unitar të shtetit. Kosova duhet ta bëjë këtë hap, por jo në heshtje dhe jo si veprim të izoluar”, thekson Ilazi.

Sipas tij, Kosova duhet të sigurojë paraprakisht garanci politike nga partnerët kryesorë evropianë dhe Shtetet e Bashkuara se një hap i tillë do t’i hapte rrugën shqyrtimit të aplikimit të saj.

A mund të jetë viti 2027 një mundësi e re?

Më 10 nëntor, Mali i Zi mori kryesimin gjashtëmujor të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, duke pasuar Monakon.

Kryesimi i tij do të përmbyllet më 12 maj 2027, kur është planifikuar të mbahet takimi i ardhshëm vjetor ministror në Mal të Zi.

Megjithatë, ende nuk ka konfirmim se aplikimi i Kosovës do të përfshihet në rendin e ditës së këtij takimi.

Për pranimin e një anëtari të ri, Komiteti i Ministrave duhet të sigurojë mbështetjen e dy të tretave të të gjithë përfaqësuesve që kanë të drejtë të marrin pjesë në këtë organ, sipas Statutit të Këshillit të Evropës.

Kjo nënkupton se, përveç përmbushjes së standardeve të kërkuara, Kosovës i nevojitet edhe mbështetje e gjerë politike nga shtetet anëtare.

Për Ilazin, përfshirja e aplikimit në agjendën e vitit 2027 kërkon angazhim të koordinuar diplomatik dhe hapa konkretë në raport me partnerët evropianë.

“Kjo kërkon tri gjëra: përmirësim të marrëdhënieve me BE-në, përfshirë një zgjidhje të konsultuar për ligjin e Dhomave të Specializuara, hapa të besueshëm në dialog dhe një fushatë diplomatike të koordinuar me shtetet që hezitojnë”, thotë ai.

Anëtarësimi në Këshillin e Evropës do t’i hapte Kosovës rrugën drejt sistemit evropian të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, përfshirë mundësinë që individët nën juridiksionin e saj t’i drejtoheshin Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.


Shtuar më 10.11.2026 17:42

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygift