Shqipëria duhet të bëjë llogaritë edhe me kartonët e verdhë në prag të finales me Bjellorusinë. Plot 8 futbollistë të Kombëtares janë në rrezik pezullimi, pasi një tjetër ndëshkim do t’i linte jashtë ndeshjes pasardhëse.
Në listën e futbollistëve të grumbulluar nga Rolando Maran janë Berat Gjimshiti, Kristjan Asllani, Stavro Pilo, Ylber Ramadani, Ardian Ismajli, Myrto Uzuni dhe Alen Sherri, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë, emri i tetë është Anis Mehmeti, i cili pavarësisht se ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, nuk është përfshirë në listën e trajnerit italian.
Një situatë që kërkon kujdes maksimal nga kuqezinjtë. Në një sfidë me kaq shumë peshë, Shqipëria nuk mund të përballojë mungesa të rëndësishme për shkak të pezullimeve.










