Nga Andi Bushati
Rjedhja e të dhënave të fundit sipas të cilave, Ergys Agasi, ka paguar me paratë e tenderave të trukuar të AKSH-it, Vlora Hysenin, nuk është historia e thjeshtë e një kryebanditi që korrupton kryespiunen e vendit.
Skema e komplikuar e kalimit të 1 milionë eurove, nga kompanitë që fitonin pa garë në “kopshtin privat të kryeministrit”, për ti dërguar ato në Gjermani, tek vëllezërit e Vlorës, ka të bëjë me një filozofi të tërë qeverisjeje.
Për të kuptuar atë duhet njohur pak më mirë historia e lindjes dhe zhvillimit të Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, të cilën porsa e themeloi, Rama e shpalli si luftëtaren numër një kundër korrupsionit.
Atëherë kryeministri, në fillesat e tij, propogandonte se po hidhte një hap drejt modernizimit të administratës, duke hequr burokracinë e marrjeve të çertifikatave dhe dokumentave, bashkë me ryshfetet përkatëse, duke i dixhitalizuar ato.












