E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Protestat/ Rama nga Parisi: Opozita fshihet pas tyre, por ka edhe shqetësime për koston e jetesës

Kryeministri Edi Rama këtë të martë mori pjesë në “Forumin e Paqes” në Paris.

Rama gjatë intervistës ka komentuar protestat e zhvilluara kundër qeverisë, duke i cilësuar ato si një fenomen kompleks, me arsye dhe prapavijë të ndryshme.

Sipas tij, në protestë ndërthuren shqetësimet e qytetarëve për koston e jetesës me interesat politike të opozitës.

Rama tha se qeveria ka reflektuar ndaj shqetësimeve të qytetarëve, duke i marrë parasysh edhe në buxhetin e ri.

Rama: Mendoj se kudo ku ka njerëz, ka edhe një protestë. Ka arsye mbi të cilat duhet reflektuar dhe arsye për të cilat duhet menduar, në përpjekje për të gjetur se çfarë ka në sfond. Dhe sfondi i kësaj proteste është i larmishëm. Është si një tenxhere ku zien gjithçka. Ka edhe parti të opozitës që fshihen pas saj, të cilat, së fundmi, nuk fshihen dhe aq. Më tej, ka njerëz që kanë shqetësimet e tyre për koston e jetesës. Është shumë komplekse. Është një gjë tërësisht komplekse, e cila në fund nuk duhet trajtuar në një mënyrë të vetme, por në disa mënyra. Nga njëra anë, duhet të dëgjosh dhe të reflektosh, gjë që ne e kemi bërë dhe e kemi reflektuar edhe në buxhetin e ri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.