
Kryeministri Edi Rama, në Forumit të Paqes në Paris, komentoi protestat duke u shprehur se projekti i lidhur me Jared Kushner ishte ai që nxiti zemërim.
“Do të bëja një dallim mes asaj që ka ndodhur në fillim, pra në manifestimet e fillimqershorit, ku pati një numër mjaft të madh njerëzish që vinin nga të gjitha fushat e jetës dhe shprehnin shqetësime, të cilat erdhën si rrjedhojë e projektit të famshëm që lidhet me Jared Kushner.
Ishte si një lloj shamie apo flamuri i kuq që nxiti zemërimin e “demit”. Nga kjo pastaj mbeti një numër shumë i vogël protestuesish që më vonë përshkallëzuan në dhunë, që nuk është e pranueshme dhe s’ka të bëjë më me protestën e fillimit”, u shpreh Rama.