Kenan Yildiz jep lajmin e mirë për tifozët e Juventus, tregon kur do rikthehet

Juventusi merr një lajm pozitiv për Kenan Yildiz, i cili ka dhënë një përditësim për gjendjen e tij fizike dhe ka zbuluar se pret të rikthehet në fushën e lojës gjatë muajit dhjetor.
Futbollisti turk ishte i pranishëm së fundmi në Bolonjë, ku u nderua me çmimin “Bulgarelli Number 8” si lojtari më i mirë i sezonit 2025/26.
Me këtë rast, numri 10 i bardhezinjve foli edhe për gjendjen e tij, duke shprehur dëshirën e madhe për t’u rikthyer sa më shpejt te futbolli.
“Sot ndihem mirë dhe shpresoj të rikthehem së shpejti të luaj. Më mungon shumë Juventusi, më mungon ndjesia e të luajturit futboll. Kur do të më shihni sërish në fushë? Le të themi në dhjetor”, deklaroi Yildiz.
Një sinjal inkurajues për Juventusin dhe tifozët bardhezinj, të cilët presin me padurim rikthimin e një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës.
Yildiz sheh tashmë dritën në fund të tunelit dhe dhjetori mund të shënojë rikthimin e tij në fushën e blertë.




