Kryeministri Rama është pjesë e një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i Paqes”.
Bashkëbisedimi i kushtohet zgjerimit të Bashkimit Europian dhe të ardhmes së brezit të ri.
Pyetja: Ashtu si edhe në vende të tjera, edhe në Shqipëri ka demonstrata nga të rinjtë. Më së shumti ka shqetësime jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shumë vende kandidate për dukurinë e përshpejtimit të migracionit, sidomos atij të punës. Çfarë kanë të përbashkëta këto protesta në vendin tuaj me ato që po ndodhin në Itali dhe Francë dhe çfarë është unike në vendin tuaj?
Rama:
“Faleminderit për ftesën, kënaqësi të kthehem çdo vit në këtë Forum të Paqes. Kënaqësi të flasësh me ju. Në rastin tonë protestat kanë veçantinë e tyre. Do të bëja një dallim mbi atë që ka ndodhur në qershor kur pati numër të madh njerëzish nga të gjitha fushat e jetës dhe që shprehnin shqetësime që erdhën për shkak të projektit që lidhet me dhëndrin e Trump, Kushner.
Ishte si një lloj flamuri i kuq që nxiti zemërimin e “demit” në qytetin tonë. Më pas mbeti një numër i vogël protestuesish, që e përshkallëzuan me dhunë. Kjo nuk ka të bëjë me atë që ishte protesta në fillim fare. Kjo është tashmë edhe një përplasje e realitetit me rrjetet sociale, ku të rinjtë informohen dhe dezinformohen. Kudo dhe kurdo ka një protestë, ka arsye që duhet reflektuar dhe menduar në përpjekje për të gjetur se çfarë ka në sfond dhe ai i kësaj proteste është shumë i larmishëm.
Është njësoj si një tenxhere ku zien gjithçka. Parti të opozitës, të vogla e të mëdha, që fshiheshin, tani jo dhe aq, pas fëmijëve të radikalizuar me iluzionet e ANTIFA-s. E shoh dhe në Francë sa komplekse është, dhe pse konteksti është ndryshe. Procesi i anëtarësimit kërkon disa vjet, sipas mendimit tuaj a i besojnë ende të rinjtë te anëtarësimi apo po shkurajohen.
Shqiptarët janë shumë të veçantë me gjithë gjënë. Ne kemi një histori ndryshe, nuk kemi qenë pjesë e ish-Jugosllavisë, ne u ndamë me bllokun lindor që në vitet 60. Pastaj u hodhëm në një marrëdhënie shumë të veçantë me Kinën dhe kur dolëm nga ky ferr, dolëm të transformuar në talebanë perëndimor, fanatik, për arsye të mira sepse ne kemi normën më të lartë europiane. Për ne BE është për ne cka ishte për etërit.
Kështu që nuk ka aspak dyshim që pavarësisht konflikteve të brendshmeve, pikëmpamjeve politike apo protestave, të gjithë biem dakord se Europa është destinacioni ynë i përbashkët. Ne nuk ndikohemi nga të tjerë përveç nga projekti europian”.










