E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ëndrra e Shqipërisë në BE? Rama: Shqipëria është shumë mirë, Evropa duhet të përballet me “djallin” e mediave sociale

Si e përfytyron Edi Rama të ardhmen e Shqipërisë në BE pas 10 vitesh? Kjo ishte një nga pyetjet që iu drejtua kryeministrit Edi Rama gjatë bashkëbisedimit në “Forumin e Paqes” në Paris.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se Shqipëria është shumë mirë dhe po ecën me shpejtësi drejt objektivave të saj, por i mbetet në dorë BE-së të zgjidhë problemet e veta, ku më i madhi është ai që ka me “djallin” e mediave sociale.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: Ëndrra e Shqipërisë në BE për 10 vite, si e përfytyroni?

Rama: Shpresoj që BE-ja të shpëtojë prej vetvetes dhe gjithçka tjetër do të jetë mirë për ne. Shqipëria do të jetë mirë, por a do të jetë Evropa mirë? Sfida e madhe nuk është kundrejt Shqipërisë, por kundrejt BE-së në një botë që po ndryshon. Evropa do të duhet të përballet me djallin e medias sociale. Politika evropiane po i bie krejt qendra, i është bërë si varr masiv.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.