Vendosni fjalën kyçe....

“Rama jepe dorëheqjen” – Protestuesit qëndrojnë poshtë kryeministrisë


Dhjetëra qytetarë po protestojnë para kryeministrisë në protestën e 164 kundër qeverisë.

Ata kanë si kërkesa kryesore dorëheqjen e kryeministrit Rama, qeveri teknike që do përgatisë zgjedhjet e ardhshme si dhe anulimin e ligjit për Investime Strategjike dhe Paketën e Maleve.

Ditët e fundit ka pasur shoqërime të dhunshme dhe gjoba ndaj protestuesve, megjithatë këta të fundit deklarojnë se nuk kanë ndërmend të tërhiqen.