Protesta studentore e paralajmëruar për nesër në orën 14:00 ka sjellë ndryshime në programin e Kombëtares shqiptare, e cila po përgatitet për përballjen me Finlandën.
Sipas njoftimit të FSHF-së, skuadra kuqezi do të zhvillojë stërvitjen zyrtare në orën 11:00, në vend të orarit tradicional që paraprin ndeshjen. Seanca do të jetë e hapur për mediat vetëm gjatë 15 minutave të para. Ndryshime në axhendë ka bërë edhe përfaqësuesja finlandeze.
Më herët gjatë ditës, në orën 16:00, në stadiumin “Air Albania” do të mbahet konferenca për shtyp e trajnerit të Shqipërisë, Maran.
Programi i Finlandës parashikon konferencën për media në orën 11:30, ndërsa stërvitja zyrtare do të nisë në orën 12:30.
Protestat studentore kanë ndikuar edhe në organizimin e aktiviteteve të tjera futbollistike në kryeqytet. Ndeshja mes Egnatias dhe danezëve të Midtjylland, e planifikuar fillimisht në stadiumin “Air Albania”, u zhvendos në “Elbasan Arena”.
Ndërkohë, seanca stërvitore e skuadrës daneze në Tiranë u ndërpre pas përdorimit të gazit lotsjellës në zonën ku po zhvillohej aktiviteti.













