Nga vjen emri i Tiranës?
Publikuar nga Ergis Noka
Një nga enigmat më të mëdha të Tiranës është origjina e emrit të qytetit.
Pra cdo të thotë Tiranë?
Kush e tha i pari këtë fjalë?
Në cilin vit?
Pse u përdor ky emër dhe jo një tjetër?
Versionet që kanë qarkulluar janë pesë dhe po i përmbledh.
Disa thonë se emri Tiranë vjen nga një kala, disa thonë se vjen nga një prodhues vere, disa besojnë se vjen nga fjala djathë, disa nga thurrja e një triko leshi dhe disa të tjerë se vjen nga Teherani, kryeqyteti i sotshem i Iranit.
Me pak fjalë Tirana u themelua në vitin 1614 si një lloj Teherani i Ri, apo New Teheran, njê Teheran Evropian.
Por sipas meje emri nuk vjen as nga një copë djathë, as nga një triko leshi, as nga prodhuesi i dehur i verës, as nga kalaja e Turjanit dhe as nga Teherani.
Unë besoj se emri i Tiranës vjen nga fjala tiran që është një fjalë pellazge e cila pershkruan një njeri që rrëzon mbretërit dhe qeveris në emër të popullit.
Në fillim tiranët ishin demokratë, popullorë por me kalimin e kohës u bënë të egër dhe gjakatarë.
Askujt nuk duhet ti vijë keq që fjala Tiranë vjen nga fjala tiran.
Për të kuptuar argumentat që më kanë shtyrë të besoj se tirani i parë ka jetuar disa mijëra vjet më parë në zonën e Tiranës së sotshme duke i dhënë qytetit tonë emrin e vet, lexoni romanin tim Historitë e Cmendura të Tiranës që është në cdo librari.
Lexim të mbarë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



