Në të gjitha vendet europiane ku janë zhvilluar portestat e dhunshme që kanë sjellë djegien e qyteteve, partitë politike apo aktorët e faktorët kanë qenë të qartë; Jo dhunës!
Tek ne këtë nuk e ka bërë dhe e bën jo vetëm Sali Berisha, por të gjithë aktorët politikë që e mbështesin aksionin e protestave. Ky është një fenomen politik që e dallon logjikën e veprimit të thuajse të gjithë mbështetësve të protestave.
Retorika e tyre shkon tek një logjikë, sipas të cilës, djegia e Tiranës ndodhi se nuk i dëgjoi Edi Rama gjatë protestës paqësore të flamingove.
Në të vërtetë e gjitha kjo është një iluzion, pasi, protesta e flamingove nuk ishte një lëvizje e nisur nga aktorë vendas, por nga faktorë përtej oqeanit si një operacion marketingu.
Pjesa e dytë e kësaj të ashtuquajturës protestë që solli diegien e Tiranës ka sjellë një gjendje politike mjaft komplekse e të çuditshme, ku përveç Berishës që është një dashnor i vjetër i molotovit, edhe të gjithë të tjerët që janë pjesë e protestës asnjë nuk distancohet nga ajo barbari që i ndodhi Tiranës.
Pyetja që vjen spontane është përse nuk e bëjnë këtë? Duket se palët duan vetëm të kenë simpatinë e atyre që e përkrahin një qëndrim radikal, një akt të fortë ndaj Edi Ramës. Për ta rrëzuar, për ta dobësuar, për ta dëmtuar.
Kjo është një logjikë pragmatiste për të qenë më afër kësaj mase q ënuk e do Edi Ramën, e urren qeverinë, kërkon ta heqë këtë mazhorancë nga pushteti. Po a mundet që një politikë të frymëzojë ndjekësit të saj për të djegur vendin nëse qeveria nuk rrëzohet?
Problemi i kundërshtarëve të kësaj qeverie, nuk mund të ketë rrugë tjetër veçse kanalizimit politik të një alternative që ta mundë në zgjedhje.
Pasi rrëzimi irruptiv i një qeverie me dhunë nuk ka ndodhur as në 1998, jo më në një kohë kur Shqipëria është anëtar i NATO-s apo kandidat për anëtar në Bashkimin Europian. Shqipëria e 2026 nuk është ajo e 1991-shit.









Komente
Komento