Dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në qytetin e Gjakovës, në Kosovë. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme, ndërsa Policia ka arrestuar personin e dyshuar si autor të saj.
Rasti është konfirmuar nga Policia e Gjakovës, e cila është njoftuar nga Qendra Emergjente e spitalit lokal, pasi dy persona janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore me plagë që dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit.
Pas marrjes së informacionit, autoritetet policore kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur arrestimin e të dyshuarit.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për të përcaktuar rrethanat dhe motivet e ngjarjes. Policia po kryen veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
