• Kontakt
Tuesday, November 10, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

Fillimi AKTUALITET

Prosti*ucion në zemër të Tiranës/ Zbulohen dy apartamente ku ofroheshin shërbime sek*uale

21:24 : 10/11/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Një faqe interneti, disa fotografi, mesazhe në WhatsApp dhe dy adresa në zemër të Tiranës.

Gazetarët e Fiks Fare kanë zhvilluar një investigim mbi një aktivitet prostitucioni që reklamohej hapur në internet dhe që, sipas verifikimeve të tyre, zhvillohej në apartamente në zona të frekuentuara të kryeqytetit.

Investigimi nisi pas identifikimit të një faqeje interneti me emrin “Eskorta Tiranë”, ku vajza të ndryshme reklamonin shërbimet e tyre kundrejt pagesës.

Në profilet e publikuara shfaqeshin fotografi, të dhëna fizike, origjina dhe shërbimet që ofroheshin. Gazetarët kontaktuan disa prej tyre dhe, nëpërmjet një bashkëpunëtori, arritën të linin takime në dy adresa të ndryshme.

Adresa e parë ndodhej pranë Parkut Rinia, në zonën e Shallvareve, përballë Taivanit. Bashkëpunëtori i Fiks Fare u paraqit në vendin e lënë për takimin, por duket se prania e tij ngjalli dyshime. Ai kërkoi ndërhyrjen e gazetarëve, të cilët u drejtuan me shpejtësi drejt apartamentit.

Lexo edhe:

VIDEO/ Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

Kosovë/ Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen dy persona

Brenda banesës u gjetën dy vajza, të cilat komunikonin në anglisht dhe prezantoheshin si shtetase nga Filipinet.

Për shkak të vështirësive gjuhësore, komunikimi u realizua përmes një programi përkthimi. Njëra prej tyre pretendoi se kishte një fëmijë dhe se ndodhej në vështirësi ekonomike.
Ajo tregoi se kishte ardhur në Shqipëri me idenë për të punuar si kamariere, por kishte përfunduar duke ofruar shërbime seksuale kundrejt pagesës.

Vajza pretendoi gjithashtu se disa persona nga Gjermania e kishin sjellë në këtë situatë dhe se i kishin marrë pasaportën. Gazetarët e pyetën për identitetin e këtyre personave dhe rrethanat në të cilat kishte përfunduar në apartament, por përgjigjet e saj nuk ishin të plota.

Gjatë qëndrimit në banesë, një person u shfaq në ambientet e pallatit dhe tha se ishte banor i tij. Ai deklaroi se banorët kishin dijeni për atë që ndodhte në apartament dhe se ishin ankuar për lëvizjet. Në një moment, personi u prezantua edhe si punonjës policie në Komisariatin nr. 3, por kur gazetarët i kërkuan emrin, ai u largua. Ndërkohë, bashkëpunëtorit të Fiks Fare i mbërriti në telefon një fotografi kërcënuese, ku shfaqej një armë automatike.

Por investigimi nuk përfundoi këtu. Fiks Fare kishte identifikuar edhe një adresë të dytë, këtë herë në zonën e Pazarit të Ri. Për të verifikuar se çfarë ndodhte në këtë apartament, u la një tjetër takim me një vajzë që reklamonte shërbimet e saj në internet. Këtë herë, komunikimi nisi me kërkesa të pazakonta.

Vajza kërkoi një fotografi të personit që do të shkonte në takim dhe, vetëm pasi e mori atë, dërgoi videon me vendndodhjen e apartamentit. Bashkëpunëtori i Fiks Fare u drejtua në adresën e dhënë, ndërsa gazetarët qëndruan në pritje për të ndjekur nga afër zhvillimet. Pas pak, mbërriti momenti i ndërhyrjes.

Gazetarët u ngjitën në apartament, ku vajza, sapo i pa, bërtiti dhe u mbyll në një dhomë. Ajo nisi të komunikonte në telefon dhe pak çaste më vonë në banesë mbërriti edhe një vajzë tjetër.
Të dyja dukeshin të frikësuara dhe hezitonin të flisnin.

Përmes përkthimit, ato pretenduan se vinin nga Brazili dhe se kishin ardhur në Shqipëri për të fituar para, pasi, sipas tyre, situata ekonomike në vendin e origjinës ishte e vështirë.

U shprehën se ishin të arsimuara dhe treguan se prisnin disa klientë çdo ditë. Njëra prej tyre tha se priste rreth 4-5 klientë, ndërsa tjetra 2-3.

Por kur gazetarët i pyetën se kush ua kishte siguruar apartamentin, si e kishin marrë me qira dhe kujt ia paguanin paratë, vajzat heshtën. Pas disa pyetjeve, kërkuan 20 minuta kohë për të bashkëpunuar me gazetarët.

Gjatë kësaj kohe, Fiks Fare dokumentoi ambientet e apartamentit, ku u konstatuan edhe sende që lidhen me aktivitetin e ofrimit të shërbimeve seksuale. Kur koha e kërkuar përfundoi, gazetarët u kërkuan vajzave përgjigje konkrete për personat që mund të qëndronin pas këtij aktiviteti. Në mungesë të përgjigjeve të qarta, vendosën të njoftojnë Policinë e Shtetit.

Pas mbërritjes së patrullës, efektivët hynë në apartament dhe kryen veprimet procedurale. Gjatë kontrollit u morën sende dhe dokumente, përfshirë edhe pasaportat e vajzave. Në këtë moment, gazetarët konstatuan se emrat në dokumentet e identifikimit nuk përputheshin me emrat që vajzat kishin deklaruar gjatë komunikimit të parë. Në përfundim të veprimeve, dy vajzat u shoqëruan nga policia.

Në Shqipëri, prostitucioni është i parashikuar si vepër penale nga Kodi Penal. Por përtej ushtrimit të këtij aktiviteti, rrethanat e treguara nga vajzat, pretendimet për marrjen e pasaportës dhe paqartësitë mbi identitetin e tyre ngrenë edhe dyshime që duhen verifikuar për mundësinë e shfrytëzimit apo trafikimit të qenieve njerëzore.

Fiks Fare arriti deri te dyert e apartamenteve. Tashmë i takon Policisë së Shtetit dhe institucioneve të drejtësisë të zbardhin se kush qëndron pas këtij aktiviteti dhe nëse pas reklamave në internet fshihet një skemë më e gjerë shfrytëzimi.

/Emisioni FIKS FARE 

Etiketa: hetimepoliciaprostitucionTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

21:14 : 10/11/2026
RAJONI

Kosovë/ Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen dy persona

20:50 : 10/11/2026
Screenshot
BOTA

Sufllaqja 1 € shkakton kaos në Gjermani/ Turma e uritur përleshet me gurë dhe fishekzjarrë

19:55 : 10/11/2026
AKTUALITET

Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Kakavijë

18:28 : 10/11/2026
AKTUALITET

Blerja e një banese, 76% më e shtrenjtë në raport me të ardhurat se para 10 vitesh, rekord në Europë

11:04 : 10/11/2026
AKTUALITET

SPAK gjen ‘gjurmët’ e 500 mijë eurove, Ferhati: Pozita penale e Vlora Hysenit është rënduar

22:45 : 09/11/2026
Para

Karamuço: Altin Dumani, prokurori më i kërcënuar nga krimi i organizuar në Shqipëri

TË GJITHA

Karamuço: Altin Dumani, prokurori më i kërcënuar nga krimi i organizuar në Shqipëri

21:28 : 10/11/2026

Prosti*ucion në zemër të Tiranës/ Zbulohen dy apartamente ku ofroheshin shërbime sek*uale

21:24 : 10/11/2026

“Albania Files” e Ramës në SPAK/ Hoxha: Nën hetim disa projekte

21:18 : 10/11/2026

VIDEO/ Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

21:14 : 10/11/2026

Alimehmeti: Gati të kandidoj për Bashkinë e Tiranës

21:03 : 10/11/2026

Kosovë/ Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen dy persona

20:50 : 10/11/2026

Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS, Klosi: Dhe nëse e lejon SPAK, do ta vendosë partia

20:41 : 10/11/2026

RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com