“The Albanian Files, dëshmi e qeverisjes së Ramës”, Abilekaj: Hetimi i kryeministrit mbetet tabu për SPAK-un

Pranimi nga SPAK i kallëzimit për “The Albanian Files” është një nga temat e kësaj të marten ë studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus.
Gazetari Enton Abilekaj u shpreh se hetimi i kreut të qeverisë mbetet tabu për SPAK-un, ndërsa e cilësoi librin si një dëshmi të mënyrës se si Rama ka qeverisur vendin dhe ka ushtruar pushtetin politik.
Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për betonizimin, duke e lidhur atë me problematikat e përmbytjeve në qytete si Vlora dhe Durrësi.
Pjesë nga intervista:
Abilekaj: A është “The Albanian Files” një indicie për SPAK-un për të hetuar Ramën? Kjo nuk ekziston. Për SPAK-un, hetimi i Ramës është tabu. A ka shkelje ligjore? “The Albanian Files” është një dëshmi e qeverisjes së Edi Ramës, e raportit të tij me pushtetin politik dhe me vendin. Betonizimin e vendit tonë e ka bërë Rama. Pse përmbytet Vlora? Nga betonizimi? Edhe Durrësi përmbytet.
Dudushi: Vlora është përmbytur jetë e mot.
Abilekaj: Ne e dimë që përgjegjës është Edi Rama, nuk na duhet “The Albanian Files”. Po ta njohësh Edi Ramën, ti mund të bësh çfarëdo.



