Republika e Kosovës i është bashkuar Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve, të lansuar në kuadër të Forumit të Paqes në Paris. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në Facebook.
Sipas Kurtit, ky angazhim ka për qëllim të mbrojë mirëqenien dhe të ardhmen e gjeneratave të reja. Ai e cilësoi jetik arsimimin dhe shëndetin e fëmijëve, përfshirë shëndetin mendor dhe psikosocial, në kushtet kur teknologjitë e reja dhe koha e gjatë e kaluar para ekraneve po sjellin sfida të reja.
Të lidhura
None found








