Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, e ka quajtur një sabotim nisëmn e iniciuar në kongres për shkakrimin e tij nga një kongresmen I Partisë Republikane. Ai përmendi ndërhyrjen ushtarake në Kosovë më 1999, gjatë presidencës së Bill Clintonit, teksa mbrojti veten duke argumentuar se asnjë sekretar amerikan i Mbrojtjes nuk ishte shkarkuar në parë për udhëheqjen e operacioneve ushtarake që ai i cilësoi të ligjshme. “Asnjëherë, me apo pa rezolutë për kompetencat e luftës. As nën Reaganin në Liban, as nën Clintonin në Kosovë, as nën Obamën në Irak dhe Siri, as nën Bidenin në Irak dhe Siri. Ky është standardi”, tha Hegseth ndërsa hodhi poshtë dhe akuzat mbi sulmet ndaj anijeve që transportonin drogë drejt SHBA. Sekretari amerikan i Mbrojtjes i hodhi poshtë pretendimet, duke këmbëngulur se operacionet ishin të ligjshme, të urdhëruara nga presidenti Donald Trump dhe të zbatuara nga ushtria amerikane. “Ajo që po përpiqet të bëjë një kongresist i pakënaqur dhe i mundur, nuk është mbikëqyrje dhe as kërkim llogarie. Është një spektakël politik, një manifest personal i nxitur nga egoja dhe pakënaqësia”, tha ai ndërsa e përshkroi nismën si përpjekje për të dëmtuar presidentin Trump dhe forcat e armatosura amerikane.