Gjobitja e 17-vjeçarit jetim, Karamuço: Gjykata do të shqyrtojë të gjitha rrethanat

10 Nëntor 2026 | 21:50

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin” eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço foli për rastin e të miturit jetim, i cili u gjobit nga policia me 5 milionë lekë të vjetra për pjesëmarrje në protestë. Karamuço u shpreh se në vlerësimin e masës për protestuesit duhet të merren parasysh të gjitha rrethanat, përfshirë moshën, gjendjen sociale dhe kushtet e vështira ekonomike në të cilat jeton 17-vjeçari.

Karamuço theksoi se është gjykata ajo që duhet të vlerësojë nëse gjoba e vendosur nga policia është proporcionale me veprimet e të miturit dhe nëse masa është marrë në përputhje me rrethanat konkrete të rastit.

“Në çdo rast merren parasysh të gjitha rrethanat, fakti që është i mitur, fakti që ka probleme sociale, ka jetë të vështirë dhe kushte të vështira. Të gjitha këto patjetër duhet t’i referohen gjykatës në marrjen e një vendimi. Ky është një rast për të treguar se, krahas atyre protestuesve që janë me probleme, ka edhe protestues të cilët janë ngritur dhe protestojnë aty për këto kushte që ne tregojmë në ekran. Ka një kërkesë legjitime pse ngrihen dhe të miturit në rastin konkret. Por problemi është që policia ka dy mjete: ose ndëshkimin administrativ, ose ndjekjen penale. Të dyja i vlerëson si në rastin e të miturve, ashtu edhe të të rriturve. A janë proporcionale, a janë të ligjshme? Sigurisht që janë, por sa qëndrojnë në rrethanat konkrete, këtë e vendos gjykata. Ne nuk mund të themi apriori nëse gjoba e policisë ndaj veprimeve të të miturit 17-vjeçar ka qenë proporcionale apo jo. Ka pasur raste të personave të caktuar që kanë pasur alibi se nuk kanë qenë në protestë, por më pas kanë dalë dokumentet dhe raportet filmike ose shkresore që kanë marrë pjesë aktive, madje kanë goditur policinë me mjete të rrezikshme, molotovë e kështu me radhë”, tha Karamuço.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në hyrje të terminalit të autobusëve në Sarandë, makina përplas 31-vjeçarin egjiptian

Një aksident është regjistruar këtë të martë në mbrëmje në hyrje të Terminalit të autobusëve në Sarandë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor. Sipas...
20:38 | 10/11/2026

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

I ftuar në “Tonight” me Mirela Milorin, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, u pyet se kur do të përfundojë linja hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas dhe...
20:31 | 10/11/2026

Rruga Tiranë-Durrës, Karakaçi: Hapet në dy muajt e parë të vitit 2027, zgjerimi do shkojë deri te Ura e Dajlanit

Rruga e re Tiranë-Durrës pritet të hapet për qarkullimin e automjeteve në dy muajt e parë të vitit 2027. Lajmi është bërë i ditur nga...
19:58 | 10/11/2026