Ilir Demailiaj është i ftuar sot në episodin e fundit të “Topin e kam unë” me Grida Dumën.
Analisti nuk i ka kursyer përplasjet me të rinjtë mbi mënyrën sesi i shohin zhvillimet për protestën dhe ndryshimet politike që duhet të bëhen në vendin tonë.
Demaliaj: Të rinjtë janë energjia e vendit dhe ata që sjellin revolucionin në kuptimin e parë të fjalës, sepse unë jam kundër revolucioneve të dhunës. Ato që kanë pasur më shumë sukses janë revolucionet me paqe, me dhunë janë sjellë sisteme më të dhunshme se ato të mëparshmit. Me moshë unë e kuptoj rininë, vrullin dhe temperamentin e rinisë.
Artemisa: Prindërit dhe gjyshërit tanë kanë pasur mundësi të ndryshojnë gjithçka, por i kanë besuar vetëm dy partive. Janë gënjyer. Tani mendoj se duhet me patjetër të qartësohen, t’i hapin sytë. Nuk e kanë kuptuar se kanë qenë të heshtur.
Anjeza: Kjo që po ndodh tani është rrjedhë e historisë dhe eksperienca e prindërve tanë vlen, le ta bëjmë bashkë ndryshimin.
Enri: Nuk mund të themi se prindërit tanë që rrëzuan sistemin e Enver Hoxhës e kanë gjithnjë gabim. Për ju Demaliaj, si ka mundësi që jeni student i 1990-ës dhe mbroni Edi Ramën?
Demaliaj: Nuk u rrëzua sistemi, ky është problemi. Sepse ata që krijuan frymën e re ishin pjesë e partisë së vjetër. Unë nuk mbroj njeri dhe nuk kam ardhur të bëj këtë. Unë mbroj parimet demokratike dhe shtetin ligjor. Edi Rama ka qenë nga djemtë rebelë. Ajo çfarë ka ndodhur në 1990 nuk ka asnjë krahasim në asnjë kontekst. Ju flisni këtu për varfëri dhe jeni shumë të kuruar, flisni për dhunën dhe asnjë nuk duket i tillë këtu. Kur ju jeni kaq të aftë dhe ekselentë, përse kërkoni punë në shtet? E doni shtetin që ta vilni si lopa. 90% e studentëve bëjnë shkollën, punë dhe pasi mbarojnë shkollën paguajnë kredinë e shkollimit. Ju këtu doni shtëpi, apartament në qendër.
Enri: Ju bëni krahasim me SHBA-në që ka program për punësimin.
Adelajda: Jeni i pari që rrini në këtë pozicion me kaq shumë mbrojtje për atë protestë. Në të gjitha faqet e punëve që ofron Shqipëria, nuk ka një punë part-time. Nuk ka 4 orë punë. E dyta, financieri që bën 5 vite shkollë, paguhet 600 mijë lekë të vjetra.
Demaliaj: Punë me kohë të pjesshme ka sa të duash. Ku keni parë ju që sapo të mbarosh shkollën të shkosh direkt në mirëqenie? Nëse unë vij të godas ty, çfarë do të bësh ti? Ti Kejdi je manipulues.
Kejdi: Po më dukesh shumë si patronazhist dhe na nxjerr sekretet, nuk e them sesi do ta marrim drejtimin e vendit.
Demaliaj: Ty të kam ndjekur edhe herën e kaluar dhe më dukesh më keq se këta që janë.
Top Channel
