Nga paraburgimi, Meta kërkon zhbërjen e paktit Rama-Berisha të vitit 2008: Lista 100% të hapura dhe rikthim të balotazhit vendor

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar nga paraburgimi për Reformën Zgjedhore, duke propozuar ndryshime të rëndësishme në mënyrën e funksionimit të sistemit politik dhe zgjedhor në Shqipëri.

Përmes një postimi, Meta kërkon rikthimin e Kushtetutës në versionin e saj para ndryshimeve të vitit 2008, hapjen e plotë të listave zgjedhore dhe rikthimin e balotazhit për zgjedhjen e kryetarëve të bashkive. Sipas tij, këto masa përbëjnë rrugën e vetme për t’ua kthyer sovranitetin qytetarëve.

Të lidhura

None found

Meta argumenton se rikthimi i Kushtetutës së para vitit 2008 do të rivendoste ndarjen e pushteteve, si edhe mekanizmat e kontrollit dhe balancës mes tyre, duke garantuar funksionimin e shtetit të së drejtës dhe të demokracisë.

Ai kërkon që listat për zgjedhjen e deputetëve dhe këshilltarëve bashkiakë të hapen 100%, në mënyrë që mandatet të përcaktohen drejtpërdrejt nga qytetarët dhe jo nga kryetarët e partive.

Një tjetër propozim i tij është rikthimi i balotazhit për kryetarët e bashkive, me qëllim që kandidati fitues të ketë mbështetjen e shumicës së qytetarëve.

Sipas Metës, vetëm përmes këtyre ndryshimeve qytetarët do të rifitonin sovranitetin dhe do të krijohej mundësia që, përveç kandidatëve të partive politike, të garonin e të zgjidheshin edhe kandidatë të pavarur me kontribute, integritet dhe mbështetje publike.

“Mjaft më me deputetë të kryetarëve dhe me partitokracinë”, shkruan Meta, duke shtuar se shqiptarët meritojnë të votojnë të lirë dhe që zëri i tyre të dëgjohet fuqishëm.

Ai shprehet gjithashtu se këto masa do ta çlironin Shqipërinë nga kapja e shtetit, ndërsa socialistët e ndershëm do të shpëtonin nga kthetrat e “Rilindjes”.

Meta e lidh zbatimin e këtyre ndryshimeve edhe me procesin e integrimit, duke deklaruar se vetëm në këtë mënyrë Shqipëria mund të anëtarësohet në Bashkimin Europian.


Shtuar më 10.11.2026 21:56

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetbetparkkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet