“Zbrit në shesh dhe shiko çfarë ka ndodhur”, përplasen Pashaj dhe Morava

10 Nëntor 2026 | 22:12

Një debat i tensionuar është zhvilluar në emisionin “Now” në Euronews Albania mes gazetares Kostana Morava dhe mjekut e aktivistit Ermal Pashaj, lidhur me protestat në Tiranë dhe pretendimet për përdorimin e të miturve gjatë tyre.

Gjatë diskutimit, Morava u ndal te rasti i një të mituri të gjobitur me 5 milionë lekë, duke ngritur pikëpyetje mbi historinë familjare të tij dhe mënyrën se si kjo çështje po trajtohet në këtë moment.

Ajo theksoi se institucionet duhet të zbardhin rrethanat e rastit, ndërsa mediat, sipas saj, kanë përgjegjësinë të informojnë saktë mbi historikun e familjes dhe ndërhyrjet e mëparshme të institucioneve.

“Unë e lexoj që janë përdorur fëmijët, çuditem si të tjerët nuk e shohin. Nga ana e këtij djali duhet të zbardhet nga institucionet pse është lënë kjo familje. Mediat e kanë detyrë t’i bëjnë të sakta informacionet, si është historia e kësaj familjeje, sa herë kanë shkuar institucionet dhe pse po evidentohet kjo histori në këtë moment”, u shpreh Morava.

Nga ana tjetër, Ermal Pashaj argumentoi se për të kuptuar realisht atë që ndodh gjatë protestave, është e nevojshme të jesh i pranishëm në terren.

Pjesë nga debati

Pashaj: Mënyra se si mund t’i dish gjërat më mirë është duke zbritur në shesh dhe duke parë se çfarë ndodh realisht në protestë.

Morava: Kam protestuar për 20 vite, kur ju bënit fushata elektorale për njërën parti ose për tjetrën.

E nisi që në fillim me intimidim. Mos ta nis me “zonja gazetare”. Nuk ke punë fare me mua. Fol mendimin tënd, jo të analizosh mendimin tim.

Kërcënim është ai dhe intimidim. Ta çmontojmë manipulimin që tentohet të bëhet në çdo studio.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjobitja e 17-vjeçarit jetim, Karamuço: Gjykata do të shqyrtojë të gjitha rrethanat

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin” eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço foli për rastin e të miturit jetim, i cili u gjobit nga policia...
21:50 | 10/11/2026

Karamuço: Prokurori më i kërcënuar nga krimi i organizuar sot në Shqipëri është Altin Dumani

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço tha emisionin Now në Euronews Albania se ndaj hetuesve të SPAK ka pasur vazhdimisht kërcënime për jetën. Karamuço u shpreh...
21:05 | 10/11/2026

Zbardhen akuzat e reja për ish-drejtuesen e SHISH, Ferhati: Ja si transferuan jashtë vendit qindra-mijëra euro

Gazetari Eni Ferhati ka diskutuar çështjen e ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, ndaj së cilës ai thekson se rëndojnë edhe dy akuza të tjera, korrupsioni...
21:46 | 09/11/2026