Një ushtar në ushtrinë amerikane është arrestuar nën dyshimin për spiunazh për Rusinë, tha policia britanike. Sipas BBC 41-vjeçari u arrestua pranë Gloucester të martën nën dyshimin për vepra penale që lidhen me shkeljen e Ligjit për Sigurinë Kombëtare.

“Ky arrestim i rëndësishëm përfshin akuza për spiunazh, gjë që është shqetësimi më i madh për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë”, tha në një deklaratë drejtori i FBI-së, Kash Patel.

 “Ndërsa ky hetim vazhdon, dua të dërgoj një mesazh të qartë – FBI nuk ka tolerancë për askënd që thyen betimin ndaj Shteteve të Bashkuara dhe veprimet e të cilit rrezikojnë sigurinë tonë kombëtare dhe atë të partnerëve tanë”, shtoi ai.

Autoritetet nuk kanë bërë publike detaje të tjera mbi identitetin e të arrestuarit apo informacionet që dyshohet se mund të ketë përcjellë drejt Rusisë