Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Gjakovë. Lajmi është konfirmuar nga zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi. Sipas saj, rreth orës 16:40, Policia është njoftuar nga Qendra Emergjente e Spitalit të Gjakovës se dy persona kishin kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se ishin plagosur me armë zjarri.