Nis asfaltimi i rrugës “Sokoli” në fshatin Plemetin të Obiliqit

Ka nisur asfaltimi i segmentit të parë të rrugës “Sokoli” në fshatin Plemetin të Komunës së Obiliqit.
Punimet në këtë projekt janë vizituar nga nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Berat Gashi, drejtori i Infrastrukturës, Naim Shalaku, dhe asamblistja Mervete Shala.
Sipas njoftimit të Komunës, para fillimit të asfaltimit janë përfunduar punimet në rrjetin e kanalizimit dhe përgatitjet e nevojshme të infrastrukturës rrugore.
Komuna e Obiliqit ka bërë të ditur se përmes realizimit të projekteve të tilla synon përmirësimin e qarkullimit, lehtësimin e lëvizjes dhe krijimin e kushteve më të mira të jetesës për banorët. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
4 sekonda më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate


































