Gjobitja e të miturit jetim, Shehi: I varfri e pëson gjithmonë më shumë, masat për të trembur protestuesit

10 Nëntor 2026 | 22:21

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, komentoi rastin e të miturit jetim, i cili u gjobit nga Policia me 5 milionë lekë të vjetra për pjesëmarrje në protestë.

Shehi u shpreh se gjoba është vendosur për të frikësuar të gjithë qytetarët që marrin pjesë në protesta, ndërsa vlerësoi reagimin e njerëzve që u bashkuan për të mbledhur para për të miturin.

“Gjoba është bërë për të gjithë dhe për t’i trembur. Sepse në protestë mund të bëjë rrëmujë edhe djali i arkitektit, që mund të ketë para sa të duash. Por kjo është bërë për t’i trembur të gjithë dhe, kur të tremben të gjithë, ai fukaraja trembet më shumë, se gjithmonë i vogli, i varfri e pëson. Mbledhja e lekëve për të është tregues se një mori njerëzish kanë sensibilitet për këtë situatë. Ai djali mund të ketë nevojë edhe për ato lekë, por brenda këtyre 130 mijë eurove, është mbështetja morale për qindra raste të tjera. Gjoba atij është 5 mijë euro, ata kanë mbledhur 10 deri 50-fishin e asaj shume. Kjo tregon se një pjesë e shoqërisë ka fituar vlera që janë njerëzore, me pasion, shtoji këtu dhe inatin për qeverinë dhe gjërave të tjera që e ushqejnë këtë punë. Kjo tregon se shoqëria po emancipohet dhe, kur kësaj i shtohet dëshira për t’ia thyer hundët qeverisë, më bëhet dy herë qejfi që shqiptarët po bëhen më të ndjeshëm ndaj fatkeqësisë së tjetrit, por edhe më trima për t’ia kthyer dorën autokracisë. Ishalla shkon 1 miliard ajo shumë për djalin”, tha Shehi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zbrit në shesh dhe shiko çfarë ka ndodhur”, përplasen Pashaj dhe Morava

Një debat i tensionuar ishte ai në emisionin Now në Euronews Albania mes gazetares Kostana Morava dhe mjekut e aktivistit Ermal Pashaj, lidhur me protestat...
22:12 | 10/11/2026

Gjobitja e 17-vjeçarit jetim, Karamuço: Gjykata do të shqyrtojë të gjitha rrethanat

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin” eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço foli për rastin e të miturit jetim, i cili u gjobit nga policia...
21:50 | 10/11/2026

Karamuço: Prokurori më i kërcënuar nga krimi i organizuar sot në Shqipëri është Altin Dumani

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço tha emisionin Now në Euronews Albania se ndaj hetuesve të SPAK ka pasur vazhdimisht kërcënime për jetën. Karamuço u shpreh...
21:05 | 10/11/2026