Zidane: Mbappe e meritonte Topin e Artë

10 Nëntor 2026 | 22:22

Trajneri i Kombëtares së Francës, Zinedine Zidane, ka folur për përfundimin e garës për Topin e Artë 2026, ku Kylian Mbappe u rendit në vendin e dytë, pas fituesit Harry Kane.

Në një intervistë për emisionin francez “Téléfoot”, Zidane u shpreh se sulmuesi i Real Madridit kishte merituar ta fitonte çmimin, por theksoi se rezultati i votimit duhet pranuar.
“Sa i përket Topit të Artë, secili ka preferencat e veta për fituesin. Ai përfundoi në vendin e dytë dhe duhet thjesht ta pranojmë rezultatin. Sigurisht që është i zhgënjyer, sepse e meritonte po aq shumë”, deklaroi Zidane.

Trajneri francez foli edhe për rikthimin e Mbappes te përfaqësuesja, pasi sulmuesi ishte larguar nga grumbullimi i mëparshëm për shkak të një lëndimi.“Jam i sigurt se Kylian do të jetë i lumtur që do ta veshë përsëri fanellën e Francës. Në ndeshjen time të parë si përzgjedhës, ai shënoi gol, por më pas iu desh të largohej për shkak të lëndimit. Me siguri dëshironte të qëndronte me ne, por kjo nuk ishte e mundur. Ai është një lojtar që e përcjell shumë dhe duhet të kemi kujdes me të”, tha ai.

Në të njëjtën intervistë, Zidane vlerësoi edhe talentin e ri francez Désiré Doué, duke veçuar guximin dhe personalitetin e tij në fushën e lojës.

“Më pëlqen shumë guximi që ka. Ai luan sikur të ishte duke luajtur në lagjen ku është rritur. Kjo është ajo që më pëlqen, sepse ky është mentaliteti që duhet t’ua kërkojmë lojtarëve në fushë”, u shpreh legjenda franceze.

Zidane foli edhe për aspektin ku Franca duhet të përmirësohet, duke theksuar nevojën për më shumë efikasitet në sulm.

“Duhet të bëjmë më mirë. Gjithmonë ka aspekte ku mund të përmirësohemi, por efikasiteti është një prej tyre. Me lojtarët që kemi në dispozicion, mund të bëjmë më shumë”, përfundoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump i propozon postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, presidenti i UFC refuzon: Nuk dua të merrem me politikë

Një moment i pazakontë është regjistruar në Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti amerikan Donald Trump i ka propozuar publikisht presidentit të UFC-së, Dana White, të...
20:02 | 10/11/2026

“Air Albania” plot për Shqipëri–Finlandë! Shiten të gjitha biletat për sfidën e 12 nëntorit

Interesi i tifozëve për ndeshjen Shqipëri–Finlandë është maksimal. Stadiumi “Air Albania” do të jetë i mbushur plot për sfidën e 12 nëntorit, pasi janë shitur...
16:32 | 10/11/2026

Rezultatet e dobëta çojnë në largimin e Emiljano Celës nga KF Pogradeci, klubi kërkon trajnerin e ri

Emiljano Cela nuk do të jetë më trajner i KF Pogradecit. Klubi liqenor njoftoi zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun, pas dorëheqjes së këtij të...
11:01 | 10/11/2026