“A duhet të jetë Veliaj në burg?”/ I riu i kthehet Iljazajt: E meriton, por për sa kohë i prish punë Ramës…
Debati mes analistit Ilir Demaliaj dhe të rinjve në emisionin “Topin e kam unë” me Grida Dumën ka vijuar edhe me diskutime mbi protestat, periudhën e komunizmit dhe të drejtën për të protestuar.
Gjatë përplasjes, Demaliaj vuri në pikëpyetje njohuritë e të rinjve për historinë, ndërsa theksoi se kundërshtimi i dhunës nuk do të thotë mbështetje për qeverinë.
Demaliaj: Kush ka qenë Gramoz Pashko? Nga ka qenë?
Anjeza: Nuk e di, ma thoni ju lutem! Ka mundësi të flisni më me empati, jeni vazhdimisht i agravuar.
Demaliaj: Të mos njohësh Gramoz Pashkon tregon sesa njohuri keni ju për atë që ndodh. Unë them se nuk mund të krahasoni diktaturën komuniste me këtë që thoni sot. Në diktaturën komuniste nuk dilje dot në protestë dhe po të thojë një fjalë do të shkoje direkt në burg.
Duma: Dëgjoja që thuhet se studentë me veshje të mira dalin në protestë, çfarë rëndësie ka kjo? Nuk mund të kërkojnë më mirë ata?
Kejdi: Ka edhe veshje të mira me 2 mijë lekë.
Demaliaj: Ty e sigurt që nuk të bëjnë aq njëherë. Këta janë ngritur me ultimatumin për të dhënë dorëheqjen kryeministri. Me të drejtë dhe ky i fundit duhet t’i dëgjojë. Por e drejta e protestës nuk i jep të drejtë dhunës. Fakti që je kundër dhunës, nuk të bën pro qeverisë. Nuk keni përfaqësim? Po përfaqësimi nuk vjen si pako për Vit të Ri.
Demaliaj: Ai (Kejdi) më tha edhe spiun, unë kam dosjen me 700 faqe…
Kejdi: Shpreha mendimin tim.
Demaliaj: Akuza nuk është mendim, por ti qenke shumë injorant. Kur akuzon, mendohu mirë.
Kejdi: Ju më thatë injorant.
Demaliaj: Ky është opinion.
Top Channel