Çfarë po ndodh me akzuat për Veliajn? Fundo zbërthen Dosjet që janë në “duart” e SPAK

Gazetari Elvi Fundo, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus, ka folur mbi akuzat dhe dosjen e Erion Veliajt.
Fundo tha se ka edhe hetime të reja të SPAK-ut që po shtojnë akuzat ndaj kryebashkiakut Veliaj, ku ndër to janë edhe lidhjet që ai ka me inceneratorët.
Pjesë nga biseda:
Rakipi: Çfarë po ndodh me hetimet për Erion Veliajn?
Fundo: Ka një dosje që është fraksion, që është dosja e vëllait të Veliajt. Njëra është dosja e Arbër Veliajt. Ka një rast flagrant, që janë eventet që bënte Bashkia e Tiranës në sheshe të ndryshme të Tiranës. Aty reklamoheshin kompanitë e Arbër Veliajt.
Rakipi: Ka një dosje dhe për vëllain?
Fundo: Po, ka. Përveç vëllait, tek hetimi aktual ka rezultuar se në PC-në e zonjës Ajola Xoxa janë gjetur dokumente që lidhen me inceneratorët, kompaninë MEG Albania, që është gjeneza e EcoAlbania, që është edhe gjeneza ku ka humbur jetën Ardit Gjoklaj. Personat që kanë bërë letrat e MEG Albania janë Ajola Xoxa, Klotilda Bushka dhe Arbër Veliaj.
Tek çështja e inceneratorëve janë gjetur dokumente që lidhin Ajola Xoxën. Ajo ka përgatitur dokumentet dhe njerëzit e saj i kanë çuar në QKB.
E dyta, një dosje e tretë për Veliajn është çështja e udhëtimeve. Sipas të dhënave, rezulton që në 450 ditë, Veliaj 240 ditë nuk ka qenë fare në Shqipëri. Pra, njeriu që i thotë gjykatës “më nxirrni në punë”, në një vit nuk ka qenë fare në punë. Ka qenë në udhëtime luksoze, ka qëndruar me ditë të gjata pa i deklaruar shpenzimet. Janë gjurmuar dhe së shpejti do të bëhen publike.
Rakipi: Strasburgu mund t’i japë të drejtë?
Fundo: Veliaj është mbajtur në burg se është kryetar bashkie. Këto nuk kanë lidhje me Strasburgun. Janë letërporositë. Meqë thoni Fredi Beleri, 450 euro ka fituar Fredi Beleri, kaq i ka dhënë Strasburgu.
Sot është mbyllur gjyqi për tetë bashkëpunëtorë të Veliajt. Abule është kërkuar 7 vite burg, dhe kompania Ramendal, Ina Goxhaj është ajo vajza që i mori telefonin dhe donin t’i merrnin të dhënat. Ja mori Klotilda Bushka dhe ia zhduku. Fation Boçi, Adela Kondakçiu, Frosina Bollo dhe kompania Frabulos, Flutura Xhani dhe Fatmir Bektashi.
Këta persona kanë mbyllur gjykimin e tyre. Sikur një, dy të marrin dënim, do të thotë që në datën 25 nëntor ne mund të kemi persona të dënuar. Atëherë Erion Veliaj do të ketë disa akuza të provuara me vendim gjykate.




