Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegseth, e ka përmendur ndërhyrjen në Kosovë dhe në vende të tjera për t’u mbrojtur ndaj nismës për shkarkimin e tij. Ai ka thënë se në asnjë nga këto ndërhyrje që ka bërë SHBA-ja, sekretari i Mbrojtjes nuk është shkarkuar. Hegsethi e ka cilësuar përpjekjen për shkarkimin e tij si një “spektakël politik” dhe një manifest personal të nxitur nga egoja dhe pakënaqësia. Dhoma e Përfaqësuesve pritet të zhvillojë të martën një votim procedural, i cili do të tregojë se sa republikanë janë të gatshëm t’i kthejnë shpinën Hegsethit. Ky votim është vetëm hapi i parë dhe do të përcaktojë nëse Dhoma do t’i shqyrtojë nenet e shkarkimit apo nëse udhëheqja republikane do të arrijë ta ndalë nismën para se ajo të shkojë për votim te ligjvënësit.