Rio Ngumoha ka shprehur synimin e tij për t’u bërë një ditë fitues i Topit të Artë, duke marrë si shembull bashkëkombësin Harry Kane.
Futbollisti anglez, vetëm 18 vjeç, beson se ka mundësi të shpallet në të ardhmen lojtari më i mirë në botë.
Të lidhura
None found
I pyetur nga “The Telegraph” nëse e ka objektiv fitimin e këtij çmimi, anësori i Liverpoolit u përgjigj pa hezitim: “Po, 100 për qind”.
Ngumoha vlerësoi gjithashtu suksesin e Harry Kane, duke e konsideruar triumfin e tij një arritje shumë të rëndësishme.
“Fakti që Harry Kane e fitoi Topin e Artë është diçka shumë, shumë e madhe. Të njihesh si lojtari më i mirë në botë është e veçantë. Kjo i ka ndihmuar edhe futbollit anglez, sepse të gjithë e kanë parë një prej nesh duke e fituar Topin e Artë”, deklaroi ai.
Talenti i Liverpoolit theksoi se dëshiron ta ndjekë të njëjtën rrugë dhe se beson te aftësitë e tij për ta realizuar këtë ambicie.
“Për mua, do të doja ta arrija këtë dhe mendoj se mund ta bëj”, u shpreh Ngumoha.
Megjithatë, 18-vjeçari sapo ka nisur të fitojë hapësirë në formacionin e parë të Liverpoolit, ndaj ka ende një rrugë të gjatë përpara përpara se të synojë çmimin individual më prestigjioz të futbollit.







