‘Lojtarë në Zot’/ Polemika në Gjermani, tifozët e Borussias së Dortmundit kundër festimit të golit të Nmecha
Franca regjistron një tjetër dëmtim në radhët e saj në prag të ndeshjeve të Nations League. Bëhet fjalë për Aurelien Tchouameni i cili la grumbullimin e kombëtares transalpine për shkak të një problemi në aduktorin e muskulit të djathtë për t’u kthyer në Madrid për të kryer procesin e riaftësimit të tij.
Mesfushori u desh të largohej në seancën e parë stërvitore pasi shfaqi shqetësime dhe nuk mundi të përfundojë stërvitjen dhe në fund stafi teknik i Bluve zgjodhi të tregohej i kujdesshëm me gjendjen e futbollistit.
Reali i Madridit nga ana e tij shfaqi frikën se mos humbiste një element të rëndësishëm të skuadrës pikërisht në momentin më të mirë të sezonit të skuadrës së Mourinhos dhe për këtë arsye sipas Cadena Cope, klubi preferoi kthimin e futbollistit për të mos rrezikuar dhe për të nisur sa më shpejt procesin e rikuperimit.
Për momentin nuk dihet shkalla e dëmtimit të tij. Testet që do të kryhen në Valdebebas do të përcaktojnë nëse bëhet fjalë për një dëmtim të lehtë apo për diçka shumë më seriozë. Nuk është hera e parë që Tchouameni ka pasur probleme fizike në këtë sezon. Mesfushori humbi edhe ndeshjet e kaluara të Nations League sepse ishte duke u rikuperuar nga një dëmtim muskular që e mbajti jashtë fushave të lojës në fillimin e sezonit.
Top Channel