Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të protestojnë të enjten, më 12 nëntor, duke kërkuar rritjen e pagave dhe realizimin e pagës së 13-të.
Protesta, e organizuar nga Sindikata e Re – KEK, është paralajmëruar të mbahet në orën 11:00, para zyrave të menaxhmentit të korporatës në Prishtinë.
Sipas njoftimit të sindikatës, kërkesat kryesore të punëtorëve janë ngritja dhe nivelizimi i pagave, si dhe realizimi i pagës së 13-të për të gjithë të punësuarit në KEK për vitin 2026.
Organizatorët theksojnë se protesta synon përmirësimin e kushteve financiare dhe trajtimin e barabartë të punëtorëve.
“Për paga dinjitoze, për barazi dhe për respektimin e të drejtave të punëtorëve!”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Re – KEK.
Protesta është paralajmëruar për 12 nëntor, ndërsa në njoftim nuk janë dhënë hollësi për kohëzgjatjen e saj apo për veprimet e mundshme sindikale pas kësaj date.
-
Punëtorët e KEK-ut protestojnë për rritje pagash
-
Punëtorët e KEK-ut protestojnë më 12 dhjetor, kërkojnë rritjen e pagës dhe pagën e 13-të
-
KEK-u thotë se punëtorët që protestuan për pagë mesatare 1.100 euro paguhen po aq
-
Punëtorët e KEK-ut thonë se s’do t’i ndalin protestat për rritje pagash dhe pagën e 13-të
-
Punëtorë të KEK-ut kërkojnë ngritje rrogash dhe pagë të 13-të