Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kosova mposhtet nga Italia, pa gjasa për vendin e parë

Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall e ka humbur edhe ndeshjen e dytë ndaj Italisë dhe njëherit mundësinë për të kaluar në raundin elitar nëpërmjet vendit të parë.

“Dardanët” pësuan 3:0 të martën mbrëma në Barletta të Italisë.

Ishte ndeshja e tretë për Kosovën në Grupin 10 të raundit kryesor të kualifikimeve për Kupën e Botës 2028. 

Kosova kishte humbur nga Italia 4:3 të premten e kaluar në Prishtinë.

Të martën, Italia dy gola i shënoi në pjesën e parë.

Edhe Futsall, Kosova synon revanshin ndaj Italisë Futboll Futsall, Kosova synon revanshin ndaj Italisë

Golin e parë e shënoi Gabriel Motta, të dytin Antonio Molaro, kurse të tretin Maurizio Silvestri.

Kosova ka një fitore në këtë raund kualifikues, ndaj Gjeorgjisë.

Italia i prin grupit me nëntë pikë. Kosova mbetet në vendin e dytë me tri pikë, kurse Gjerogjia është në pozitën e fundit, pa pikë. Kosova tani është pa gjasa për vendin e parë. I mbetet të luftojë për vendin e dytë.

Ndeshjen e pare lojtarët e Kosovës e fituan ndaj Gjeorgjisë. 

Kundër Gjeorgjisë, Kosova do ta zhvillojë edhe një ndeshje më 24 shkurt. 

Gjeorgjia do të luajë edhe me Italinë.

Edhe Futsall, Kosova mposhtet nga Italia Futboll Futsall, Kosova mposhtet nga Italia

Vetëm fituesit e 12 grupeve dhe katër përfaqësueset më të mira të vendit të dytë kalojnë direkt në raundin elitar.

Tetë përfaqësueset e tjera të vendeve të dyta do ta kërkojnë kualifikimin tutje nëpërmjet plejofit. Vetëm katër prej tyre avancojnë në raundin e fundit të kualifikimeve. 

Kosova, e udhëhequr nga përzgjedhësi Agon Ramadani, në raundin preliminar e fitoi grupin ku ishin edhe Mali i Zi, Austria dhe Gjibraltari.


Mbyllet pjesa e parë, Kosova po humb 2:0

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall i ka pësuar dy gola nga Italia në pjesën e parë të ndeshjes së tretë të raundit kryesor kualifikues për Kupën e Botës 2028.

Ndeshja po luhet në Barletta të Italisë.

Edhe Futsall, Kosova gati për duelin me dy herë kampionen e Evropës Futboll Futsall, Kosova gati për duelin me dy herë kampionen e Evropës

Golin e parë për italianët e shënoi Gabriel Motta, kurse të dytin Antonio Molaro.

Të premten e kaluar, lojtarët e Kosovës në futsall pësuan disfatë nga Italia në Prishtinë me rezultatin 4:3.