Policë me shkopinj gome që rendin drejt protestuesve, i ndjekin dhe u gjuajnë vazhdimisht. Këto janë pamjet që ‘serviren’ nga protestat në Francë, ku duken edhe përleshje fizike mes policisë e protestuesve.
Këta të fundit janë më së shumti të maskuar ndërsa në duar mbajnë kamerdare me forma të ndryshme.
Pasi i sprapsin, policët tërhiqen.
Sipas mediave të huaja, prej 17 tetorit, ka pasur më shumë mobilizim të forcave të sigurisë, përfshirë njësitë speciale të policisë dhe ushtrinë. Sipas shifrave, raportohet të jenë angazhuar të paktën 70 mijë policë.
Kjo erdhi pas deklaratës së kryeministrit Sébastien Lecornu që u përqendrua te aktet e dhunshme dhe vjedhjet duke u bërë thirrje qytetarëve që “të zgjedhin një anë”: ose “Republikën dhe, për rrjedhojë, forcat e sigurisë”, ose “shkatërruesit e rendit publik”.
Të nesërmen, presidenti Emmanuel Macron rikonfirmoi “mbështetjen e kombit” për forcat e sigurisë, duke deklaruar se “nuk ka vend për dhunën”.
Që prej 17 tetorit, rreth 5 mijë persona vlerësohet të jenë arrestuar në lidhje me protestat, 85% e të cilëve janë të mitur.









Komente
Komento