Kuvendi i Kosovës mban sot seancë të jashtëzakonshme për raportin e Komisionit Evropian
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme plenare, ku do të debatohet për Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2026.
Seanca do të nisë në orën 13:00, ndërsa deputetët pritet të diskutojnë për gjetjet dhe rekomandimet e raportit, si dhe masat që duhet të ndërmarrin institucionet për adresimin e tyre.
Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2026 evidenton sfida në funksionimin e institucioneve, sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik.
Në dokument janë ngritur shqetësime për efikasitetin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë, ndërsa është evidentuar edhe mungesa e rezultateve konkrete në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Po ashtu, Komisioni Evropian ka vlerësuar se ngërçi institucional gjatë vitit ka ndikuar në ngadalësimin e reformave që lidhen me procesin e integrimit evropian.
Gjatë debatit parlamentar pritet të shqyrtohen rekomandimet e Brukselit dhe hapat që duhet të ndërmerren për përmbushjen e obligimeve të Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?
Plagosen me armë zjarri dy persona në Gjakovë
Kosova propozon angazhim në operacionet e sigurisë dhe policimit në Gaza
- 08:34 Hetimet për akuzat ndaj Mohamed Al Fayed, policia franceze kryen kontrolle në 3 prona! Disa arrestime
- 08:28 Irani shpall forcat detare dhe ajrore të Argjentinës “organizata terroriste”
- 08:25 Kryeparlamentari iranian: Kina mund të luajë rol kyç në përfundimin e luftës me SHBA-në
- 08:22 Babai i Meghan Markle kthehet në paraburgim, hoqi monitorin e kyçit të këmbës
- 08:18 Spanja i kërkon TikTok-ut pezullimin e platformës deri në pastrimin e plotë të përmbajtjeve të paligjshme
- 08:13 Familja Kennedy padit administratën Trump, kërkon bllokimin e “Harkut të Triumfit”: Lë në hije varrin e të afërmit tonë