Dy punonjës të një furre buke në fshatin Qënas të Fierit janë asfiksuar mëngjesin e sotëm si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombulë.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 06:00, kur dyshohet se ka pasur rrjedhje gazi nga rubineti i bombulës së gazit në ambientet e furrës së bukës.
Si pasojë janë asfiksuar dy punonjës, shtetasit me inicialet A. K., 62 vjeç dhe I. H., 55 vjeç. Ata janë transportuar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur dhe dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
