Owono pret vendimin disiplinor këtë javë, rrezikon përjashtim të përhershëm nga futbolli në Spanjë

Jesus Owono, portieri i Andorrës, mund të përballet me një ndalim të përjetshëm për të luajtur në Spanjë, pas ndërhyrjes që lidhet me vdekjen e sulmuesit të Tenerifes, Jesus de Miguel.

Sipas gazetarit Isaac Fouto, i cili foli për Deportes COPE, komiteti disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) u mblodh të martën për të shqyrtuar masat ndëshkuese të raundit të fundit.

Të lidhura

None found

Fouto bëri të ditur se vendimi për Owono pritet të merret përpara takimit që Andorra do të zhvillojë të shtunën në Almeria.

Kodi Disiplinor i RFEF-së parashikon një pezullim nga katër deri në dymbëdhjetë ndeshje për veprime të dhunshme ndaj një kundërshtari.

Megjithatë, gazetari sqaroi se në rrethana të caktuara dënimi maksimal mund të shkojë deri në 15 ndeshje, çka do të përbënte një precedent në futbollin spanjoll.

Mes masave të mundshme është përmendur edhe heqja e licencës ose ndalimi i përhershëm për të luajtur, ndonëse këto dënime zakonisht aplikohen në raste që lidhen me bastet dhe deri tani nuk janë konfirmuar për Owono.

Fouto mendon se, pavarësisht vendimit përfundimtar, mundësitë që Owono të rikthehet të luajë për Andorrën janë pothuajse zero.

Vendimi u shty javën e kaluar, pasi ndeshja u përmbyll zyrtarisht vetëm një ditë pas incidentit, ndërsa De Miguel u varros të enjten.

Klubet kishin afat deri të hënën për të dorëzuar ankesat e tyre. Owono kishte deklaruar më herët se po përjetonte ditët më të vështira të jetës së tij dhe se e respektonte procedurën disiplinore.


Shtuar më 11.11.2026 08:43

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetbetparkkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet