I mashtronte për viza pune në Gjermani, arrestohet i dyshuari në Kamenicë që ishte në kërkim policor
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për mashtrim.
Rasti ka të bëjë me mashtrim për viza pune në Gjermani.
“Kamenicë, tetor 2023. Më 11.11.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili kishte qenë në kërkim policor për shkak të dyshimit se në tetor–2023 u kishte marrë tre viktimave meshkuj kosovarë nga 1200 € duke i mashtruar se do t’u siguronte termin për viza pune në Gjermani”, thuhet në raport.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 minuta më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate




























