Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vushtrri, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Bashkëjetesë me personin nën 16 vjeç”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, lokacioni ku ndodhej i dyshuari është identifikuar më 10 nëntor, përmes rrugëve operative.
I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ishte duke jetuar në një banesë së bashku me një të mitur, femër kosovare.
Me vendim të prokurorit, ai është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Më 10.11.2026 përmes rrugëve operative është identifikuar lokacioni ku i dyshuari mashkull kosovar, ishte duke jetuar me të miturën femër kosovare në një banesë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e policisë”, thuhet në raport.