Prej rreth dy muajsh, lejet për të dënuarit janë pezulluar në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit në vend. Sipas shqetësimit të ngritur nga familjarët, ky vendim është marrë pa u dhënë të burgosurve asnjë shpjegim zyrtar për arsyet e pezullimit.
Bëhet fjalë për lejet që, sipas parashikimeve ligjore, mund të përfitohen çdo tre muaj nga të dënuarit që plotësojnë kriteret përkatëse.
Situata ka krijuar shqetësim te qindra familje, të cilat prej muajsh presin të takojnë të afërmit e tyre, ndërsa nuk kanë marrë asnjë informacion se përse kjo praktikë është ndërprerë.
Familjarët kërkojnë transparencë nga institucionet përgjegjëse dhe ngrenë disa pyetje: Përse janë pezulluar lejet në të gjitha burgjet? Mbi çfarë baze ligjore është marrë ky vendim dhe kur pritet të rikthehet dhënia e tyre?
Ata kërkojnë një shpjegim zyrtar dhe një zgjidhje sa më të shpejtë për këtë situatë pasi deri më tani nuk u është komunikuar asnjë arsye për pezullimin e lejeve.
Denoncimi i plotë:
Pershendetje joq! Dëshirojmë të ngremë një shqetësim publik dhe të kërkojmë transparencë nga institucionet përgjegjëse lidhur me pezullimin e lejeve të burgjeve.
Përse janë pezulluar lejet për të burgosurit? Për çfarë arsyeje u është hequr kjo e drejtë dhe mbi çfarë baze ligjore është marrë ky vendim? Familjarët dhe të afërmit kanë të drejtë të dinë se çfarë po ndodh. Kërkojmë një përgjigje publike nga institucionet përgjegjëse. Ka 2 muaj qe jane pezulluar Jane mbyllur lejet pa u dhene te denuarve asnje shpjegim Ato leje qe ata duhet ti bejne patjeter cdo 3 muaj Jane me qindra familje qe presin te takojne njerezit e tyre ashtu si e prashikon ligji kush plotson kriteret cdo tre muaj mund te dali me leje. Ky eshte ligji ne te gjitha burgjet jane pezulluar Shpresojme te zgjidhet, nuk duam te fajesojme qeverine te pakten te kete nje shpjegim dhe nje zgjidhje.