Celebrities Film & Tv Showbiz

Me pamje të kuruar dhe e buzëqeshur, “rishfaqet” pas disa muajsh Parashqevi Simaku, ka një mesazh për shqiptarët

Pas disa muajsh mungesë në rrjetet sociale, këngëtarja e mirënjohur Parashqevi Simaku është “rishfaqur” në një video të publikuar në TikTok. Biznesmeni Elton Ilirjani ka ndarë videon e saj, duke bërë të ditur se këngëtarja ka një mesazh për të gjithë shqiptarët.

E shfaqur me pamje të kuruar dhe e buzëqeshur, Simaku përshëndet shqiptarët nga New York-u, duke përcjellë edhe një mesazh dashurie dhe mirënjohjeje.

“Ju përshëndes të gjithëve nga New York, ju dua. Më shumë dashuri dhe mirënjohje, Parashqevia”, shprehet ajo në video.

Rikujtojmë gjithashtu se para pak mujash ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ka festuar 60-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë, këngëtarja ndau me ndjekësit dy dëshirat që do të donte të realizonte. Simaku shprehet se dëshira më e madhe është të takohet me djalin e saj, Lukën, prej të cilit dëshiron të marrë një përqafim dhe një urim për ditëlindje.

Duke folur për marrëdhënien me të birin, Simaku shkruante se vitet dhe largësia nuk e kanë ndryshuar dashurinë e saj për të. Ajo u shpreh se nëse një ditë rrugët e jetës do ta sjellin Lukën pranë saj, do ta presë “pa pyetje, pa qortime, pa inate”, vetëm me krahët hapur dhe dashurinë e një nëne. Dëshira e dytë e Simakut lidhet me Shqipërinë. Në 60-vjetorin e saj, ajo dëshiron të rikthehet në Kavajë, qytetin ku ka lindur dhe është rritur.