Ministria e Arsimit paraqiti në Kuvend buxhetin për vitin e ardhshëm, ku ministrja Mirela Kumbaro foli për mbështetjen e rritur ndaj studentëve. Këta të fundit prej gati një muaji tashmë janë në protestë për kostot e jetesës, teksa në shënjestër të tyre ka qenë edhe Ministria e Arsimit, godina e së cilës është pothuajse jashtë funksionit tashmë.