Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mes sfidave të Prishtinës me SHBA, kush është Mikhail Bogachek, nominuari i Trumpit për ambasador në Kosovë

timoni.al by timoni.al
November 11, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Mes sfidave të Prishtinës me SHBA, kush është Mikhail Bogachek, nominuari i Trumpit për ambasador në Kosovë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump nominoi Mikhail Bogachekun si ambasador të ri të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, duke i dërguar emrin Senatit për konfirmim. Njoftimi u publikua në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë më 10 nëntor. Aktualisht, Ambasada amerikane në Prishtinë udhëhiqet nga e ngarkuara me punë Anu Prattipati, pasi ambasadori paraprak Jeff Hovenier përfundoi mandatin trevjeçar në fund të dhjetorit 2024.

Sipas biografisë së publikuar nga Organizata e Shteteve Amerikane (OAS), Bogachek aktualisht mban pozitën e drejtorit ekzekutiv në këtë organizatë, ku mbikëqyr operacionet administrative, financat, prokurimin, burimet njerëzore dhe teknologjinë informative. OAS, themeluar në vitin 1948, përfshin 35 shtete të kontinentit amerikan dhe ka për qëllim forcimin e demokracisë, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sigurinë dhe zhvillimin. Biografia përmend se Bogachek ka mbi 25 vjet përvojë në sektorët e shëndetësisë, teknologjisë dhe menaxhimit institucional.

Më parë ai ka qenë drejtor operativ në kompaninë VativoRx, e cila merret me administrimin e përfitimeve farmaceutike në SHBA. Ka themeluar gjithashtu kompanitë Cooperton, e specializuar në sigurinë kibernetike dhe menaxhimin e krizave, dhe PharmaLife, që merret me teknologjinë në sektorin farmaceutik. Bogachek ka diplomë në Inxhinieri Industriale dhe të Sistemeve nga Instituti i Teknologjisë i Xhorxhias, doktoraturë në Bioinxhinieri dhe ka përfunduar një program për drejtues biznesesh në Shkollën e Biznesit të Harvardit. Ai flet rrjedhshëm gjuhët ruse, ukrainase dhe hebraike. Nominimi i tij është pjesë e një liste më të gjerë emërimesh të dërguara nga administrata Trump në Senat më 10 nëntor.

Nominimi vjen ndërsa marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së janë përballur me sfida, përfshirë pezullimin e Dialogut Strategjik nga Uashingtoni në vitin 2025. Shtetet e Bashkuara thanë se pezullojnë dialogun për shkak të shqetësimeve mbi veprimet e Qeverisë në detyrë ndaj institucioneve serbe në Kosovë dhe kritikat ndaj Gjykatës Kushtetuese, që sipas Uashingtonit kishin rritur tensionet dhe kufizuar bashkëpunimin. Në korrik, Departamenti amerikan i Shtetit i tha REL-it se rifillimi i Dialogut varet nga krijimi i kushteve të nevojshme, përfshirë përmbushjen e zotimeve të Kosovës ndaj serbëve. Më herët këtë vit, administrata nominoi ambasadorë edhe për Shqipërinë, Serbinë, Bosnje e Hercegovinën dhe Malin e Zi; Senati konfirmoi Eric Wendtin për Shqipërinë më 7 gusht, ndërsa kandidatët për tre vendet e tjera presin konfirmimin.

Previous Post

Bllokuan rrugën në protestat e dy ditëve të fundit; Policia gjobit 37 tubues

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al