Pas tregut të frutave në Dobraç, rruga e njohur si “Pllumbi” ndodhet në një gjendje skandaloze. Gropat e shumta dhe mungesa e ndërhyrjes e kanë kthyer kalimin në një sfidë të përditshme për banorët dhe drejtuesit e automjeteve.
Situata bëhet edhe më alarmante sa herë që bie shi. Rruga me një distancë 600 metra mbushet me ujë dhe bëhet pothuajse e pakalueshme. Për të kaluar në të, duket sikur nuk duhen më makina, por varka!
Është e papranueshme që banorët të përballen çdo ditë me këtë realitet, duke rrezikuar sigurinë dhe duke dëmtuar automjetet e tyre.
Përmes kësaj videoje kërkojmë që shqetësimi i banorëve të bëhet publik dhe institucionet përgjegjëse të marrin masa konkrete. Nuk kërkohen më premtime, por ndërhyrje urgjente.
Një rrugë e kalueshme dhe dinjitoze nuk është luks, por një e drejtë dhe nevojë bazë e çdo qytetari!
Deri kur do të vazhdojnë banorët e Dobraçit të vuajnë për një rrugë normale?