TIRANË- Deputetja socialiste, Sara Mila është thirrur për herë të parë në SPAK. Ajo është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme prej orës 10:00, ku po pyetet për një hetim për korrupsion zgjedhor në parlamentaret e 2025-ës, kur ajo u zgjodh ligjvënëse nga lista e hapur, si më e votuara e qarkut me plot 20225 vota.

Sipas mediave, bëhet fjalë për një hetim të nisur fillimisht nga Prokuroria e Elbasanit për korrupsion zgjedhor duke përdorur ndihmat sociale. Dyshohet se zyrtarë të pushtetit vendor i jepnin ndihmat sociale në mënyrë të selektuar dhe në këmbim të votës për socialistët.

Dosja është ndarë në dy fraksione. Prokuroria e Elbasanit e ka dërguar për gjykim çështjen e saj, ndërsa për pjesën tjetër ka shpallur moskompetencë dhe ia ka dërguar SPAK.