Vendi
Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, plagosen nëna dhe djali 18-vjeçar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën “Tiranë-Elbasan”, ku kanë mbetur të dëmtuar një 45-vjeçare dhe djali i saj 18-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:15, kur drejtuesja e automjetit, shtetasja V. Z., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke bërë që automjeti të dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar 45-vjeçarja dhe djali i saj, i cili udhëtonte si pasagjer në automjet.
Të dy janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Reklamë
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




